Bjellorusia akuzohet për përfshirje në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina

Bjellorusia akuzohet për përfshirje në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina

1683797593_ukraine.jpg

Ndër krimet më të tmerrshme që janë kryer në Ukrainën që nga fillimi i luftës janë krimet ndaj fëmijëve, e më specifikisht dëbimi apo rrëmbimi i paligjshëm i tyre.

Së fundmi qeveria bjelloruse dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, kanë thënë udhëheqësit e opozitës bjelloruse në një raport paraprak.

Menaxhimi Kombëtar i Anti-Krizës, i cili kundërshton qeverinë e presidentit Alexander Lukashenko, tha se 2,150 fëmijë ukrainas, përfshirë jetimë të moshës gjashtë deri në 15 vjeç, u dërguan në të ashtuquajturat kampe rekreative dhe sanatoriume në territorin bjellorus.

Rreth 20,000 fëmijë janë transferuar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar, me disa të vendosur për birësim, ka pretenduar Ukraina.

Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhra arresti për Vladimir Putin dhe ombudspersonja e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për dy akuza për krime lufte për zhvendosjen e qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Si kundërpërgjigje, Rusia shpalli padi në mungesë për gjyqtarin dhe prokurorin e GJNP-së që lëshoi ​​urdhërat për krime lufte.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Një i vdekur dhe 13 të plagosur në bastisjen në Belgorod! Kreu i Wagner: Ne të rraskapitur? Kemi 10 mijë regjistrime në muaj


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu