Një person ka ndërruar jetë dhe 13 të tjerë janë plagosur në bastisjen e forcave ukrainase në Belgorod të Rusisë. Sulmi nisi mbrëmjen e djeshme, ndërsa Kivei mohoi që të ketë gisht duke pretenduar se bëhet fjalë për grupe guerrile ruse.
Nga ana tjetër duke iu përgjigjur lajmeve se mercenarët rusë janë të rraskapitur nga luftimet, kreu i grupit Ëanger, Yevgeny Prigozhin tha se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ka 10 mijë rekrutë që regjistrohen çdo muaj për të luftuar në Ukrainë.
Trupat amerikane kryejnë një sulm ajror! Marinsat britanikë bëjnë ulje natën në plazh! Parashutistët francezë ulen nga qielli pasi kanë fluturuar nëpër Evropë!
Në Estoni, në kufirin lindor të NATO-s, forcat aleate po kryejnë stërvitje nën hijen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Mesazhi është i qartë! "Ai thotë se ne mund të vendosemi shumë shpejt," shpjegon nënkoloneli Edouard Bros, komandant i trupave franceze në Estoni që marrin pjesë në stërvitjen 'Stuhia e Pranverës.'
Pesëmbëdhjetë muaj pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe një muaj pas samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius, aleanca po forcon mbrojtjen e saj lindore.
Ndërkohë forcat ruse sulmuan Ukrainën mbrëmë me katër drone kamikaze Shahed, të cilët u rrëzuan nga njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kievit, raportoi Ukrinform .
Rusia tha se ka përplasur një nga avionët e saj luftarakë për të kapur dy bombardues amerikanë mbi Detin Baltik, të cilët po i afroheshin kufirit të saj.
“Pasi avionët e huaj luftarakë u tërhoqën nga kufiri rus, avioni rus u kthye në aeroportin e tij”-thuhet në njoftimin e Moskës.
Rekrutët rusë do të duhet të kthejnë pasaportat e tyre tek autoritetet brenda pesë ditëve nga njoftimi për thirrjen e tyre për shërbimin ushtarak. Kjo përcaktohet nga një ndryshim në ligjin për procedurat e hyrjes dhe daljes nga Rusia, i cili u miratua sot nga deputetët e Dumës, sipas faqes së internetit Meduza . Pasaportat do të kthehen pas përfundimit të shërbimit ushtarak. Pasaportat që nuk u dorëzohen autoriteteve do të anulohen.
Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska i është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.
“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë një vizitë trupat ushtarake në vijën e frontit.
Ai nuk dha detaje specifike mbi vendndodhjen, por postoi në rrjetin social ‘Telegram’ një seri fotosh me në krah ushtarakë ukrainas.Në një deklaratë të presidencës thuhej se zoti Zelenskyy ishte takuar me trupat ukrainase në qytetet Vugledar dhe Maryinka, në rajonin e Donetskut.
Udhëheqësi ukrainas ka zhvilluar disa vizita në vijën e parë të frontit që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë në shkurt të vitit të kaluar. Javët e fundit, ai ka kyer disa udhëtime ndërkombëtare me synimin për të garantuar armative të reja për Ukrainën si dhe bindur aleatët të dërgojnë avionë luftarakë të avancuar F16.
Të hënën Sekretari amerikan i Forcave Ajrore Frank Kendall tha se në rastin më të mirë do të duhen disa muaj për të vendosur mbi furnizimin e Ukrainës me avionë F-16.Gjatë një bisede me gazetarët zoti Kendall tha se këta avionë "do t'u japin ukrainasve një aftësi të përkohshme, të cilën ata nuk e kanë aktualisht, por pa sjellë një ndryshim dramatik në fushëbetejë”.
Sipas Sekretarit Kendall "fuqia ajrore nuk ka qenë deri më tani një faktor vendimtar” në luftë, ndërsa përmendi nga ana tjetër efektivitetin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore.
NATO është shprehur se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë të prodhimit amerikan, F-16, nuk e bën atë pjesë të konfliktit.
Madje e justifikuan Ukrainën duke thënë se Ukraina duhet të vetëmbrohet dhe NATO do ta ndihmojë që ta zbatojë këtë të drejtë.Stoltenberg e vlerësoi si hap shumë të rëndësishëm nisjen e trajnimit të pilotëve, që do të na mundësojë dërgimin e avionëve në një fazë të ardhshme.
Shefi i aleancës ushtarake porositi se Perëndimi nuk do të zmpraset para Rusisë, duke shtuar se një vendim i tillë “dërgon një sinjal shumë të qartë se ne jemi këtu për periudhë afatgjatë dhe Rusia nuk mund të llogarisë se ne do të largohemi.
Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të lejuar trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16.Ai tha se një vendim i tillë ka krijuar në momentum që do të shpije te dërgimi i këtyre avionëve në fushëbetejat në Ukrainë.
Borrell tha se gjithmonë ka ngurrim në fillim për vendime të mëdha, duke marrë shembull debatin e gjatë për dërgimin e tankeve luftarake Leopard në Ukrainë.
Borrell shtoi se trajnimi i pilotëve ukrainas veçse ka nisur në Poloni dhe në disa shtete të tjera, edhe pse Varshava nuk konfirmoi këtë lajm. Holanda dhe Danimarka janë në mesin e shteteve që kanë planifikuar të ofrojnë trajnime të tilla për pilotët ukrainas.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, por vetëm trajnimi disamujor i pilotëve.
Ndër krimet më të tmerrshme që janë kryer në Ukrainën që nga fillimi i luftës janë krimet ndaj fëmijëve, e më specifikisht dëbimi apo rrëmbimi i paligjshëm i tyre.
Së fundmi qeveria bjelloruse dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, kanë thënë udhëheqësit e opozitës bjelloruse në një raport paraprak.
Menaxhimi Kombëtar i Anti-Krizës, i cili kundërshton qeverinë e presidentit Alexander Lukashenko, tha se 2,150 fëmijë ukrainas, përfshirë jetimë të moshës gjashtë deri në 15 vjeç, u dërguan në të ashtuquajturat kampe rekreative dhe sanatoriume në territorin bjellorus.
Rreth 20,000 fëmijë janë transferuar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar, me disa të vendosur për birësim, ka pretenduar Ukraina.
Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për Vladimir Putin dhe ombudspersonja e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për dy akuza për krime lufte për zhvendosjen e qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.
Si kundërpërgjigje, Rusia shpalli padi në mungesë për gjyqtarin dhe prokurorin e GJNP-së që lëshoi urdhërat për krime lufte.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin ndodhet në Shangai dhe po merr pjesë në forumin ekonomik, në kuadër të një vizite dyditore gjatë së cilës do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.
Mishustin mbërriti në Shangai të hënën në mbrëmjeu prit nga ambasadori rus në Kinë, Igor Morgulov, si dhe ambasadori kinez në Moskë, Zhang Hanhui.Në Shangai, kryeministri rus pritet të marrë pjesë në forumin e biznesit ruso-kinez si dhe janë planifikuar bisedime me përfaqësues të qarqeve të biznesit rus në Kinë,
Një numër i biznesmenëve rusë që janë objektiv i sanksioneve perëndimore, veçanërisht në sektorët e çelikut, minierave dhe plehrave, si dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për energjinë Aleksandar Novak, janë të ftuar në forum.
Kina u bë blerësi më i madh i Rusisë në sektorin e energjisë vitin e kaluar, duke lejuar Moskën, e cila është vënë nën sanksionet perëndimore për shkak të luftës së saj në Ukrainë, të shmangte një kolaps në eksportet e saj të gazit.
Të mërkurën, Mishustin do të udhëtojë për në Pekin, ku do të takohet me presidentin e Kinës dhe kryeministrin Li Jiang.Kina dhe Rusia kanë forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet diplomatike në vitet e fundit.
Partneriteti i tyre strategjik është bërë edhe më i fortë që nga pushtimi rus i Ukrainës , dhe analistët besojnë se Kina tani ka një avantazh në marrëdhëniet, duke pasur parasysh izolimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare.
Pekini pretendon të jetë neutral në konflikt, por nuk e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës.Në muajin shkurt, qeveria kineze publikoi një dokument që bën thirrje për një "zgjidhje politike" të konfliktit dhe respektimin e integritetit territorial të të gjitha vendeve, ku përfshihet edhe Ukraina.Në samitin e marsit në Moskë , presidenti Xi ftoi homologun e tij Vladimir Putin të vizitonte Pekinin.
Zelensky ne vije te pare te frontit ? Hahahah eshte shume aktor i mire te beje skena sikur eshte ne front
Përgjigju