Trojet shqiptare janë vërtetë të bukura dhe mahnitëse, prandaj duhen vizituar patjetër.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur i’i kalojë këto ditë të nxehta vere larg detit dhe diellit. Dy ditë më parë e pamë në Rugovë, aty ku nuk nguroi të provonte edhe sportet ekstreme, ndërsa sot shfaqet sërish në një peizazh malor.

Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar një foto nga Bjeshkët e Prevallës, bukuritë e të cilave s’kanë shumë nevojë për komente. Presidenti shfaqet i qeshur dhe i relaksuar në foto teksa shijon bukuritë e trojeve shqiptare.

Të dashur miq! Ju përshëndes nga bjeshkët e papara të Prevallës",- shkruan Meta krahas fotos.

Në foto, Presidenti Ilir Meta