TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në X ndaj sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa prej agjentëve të BKH-së. Ai mbështet hapat procedurale të kryera nga Prokurorinë e Posaçme në hetimin pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve të tij, duke i konsideruar ato të mirëpritura.
Ai theksoi se është përballur gjatë me sulme nga opozita dhe media që përpiqen të dëmtojnë imazhin e tij dhe të familjes së tij. Veliaj theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë, por gjithashtu kundërshtoi përhapjen e disinformacioneve që minojnë punën e këtyre institucioneve.
Më tej theksoi se nuk bën pjesë në kastën e vjetër politike që ka shmangur llogaridhënien dhe ndëshkimin.
Agjentët e BKH-së sekuestruan sot telefonin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO, pati dhe kontrolle dhe në studion e galerisë "Harabel' tek ish- Blloku, ku janë sekuestruar dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë njoftoi sot se Veliaj ndodhej sot në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.
Reagimi i Veliaj në X:
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.
U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.
Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.
Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.
— Erion Veliaj #B40Presidency ???????????????? (@erionveliaj) December 6, 2024
U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe…
Gazetar injorant, numeri i telefonit lidhet me antenat qe kan serverin qe cdo telefonat e cdo SMS regjistrohet pastaj nga numeri qe esht vendosur ne telefon me gjendet GPS ai numer qe esht vendosur ne nje telefon bashkohet me imei e telefonit e cdo aplikazion qe ke te regjistruar ne tel del ke servat e spakut ska pse spaku te sekustroj telefonin ne te gjith boten skam par asnje her ne lajm te till sepse prokuroria nuk ka nevoj te sekustroj telefonin se cdo gje regjistrohet neper antenat qe kan server
PërgjigjuTashti te gjith televizorat ne shtepi kan mikrofon mos te them se jan edhe kamer kto rrin akoma je telefonat
Nëse nuk arrestohen atëherë Ardian Qani është gjeniu i planetit: "Bastisja do të thotë pastrimi i tij dhe opozitës do i mbyllej goja!"
PërgjigjuFuck news te gjith prokurorit ne te gjith vendit e botes te pergjojn nga numeri telefonit dhe imei i telefonit do te thot nga numeri dhe imei hapet cdo gje qe ti ke ne telefon ne prokurori kto akoma thon app skycc e tjera tjera sekustru telefonin nga GPS telefonit spaku di ku je e cfar po shkruan e sa app ke ne telefon e te gjith SMS e telefonat jan te regjistruar neper servat e kompanive
PërgjigjuDeri tani Edi po e mban lalin per bluze nderkohe qe lali eshte me nje kembe jashte humneres. Liken e bene kurban Edi per Salen, po kete per ke do e hedhi nga humnera? Per vete apo per vellain? Pyetha shtrohet sa pislliqe ka ky per Edin edhe sa te rrezikshme jane ato. Ine mendoj qe ky veprimi i SPAK eshte thjeshte nje teater tjeter. Asnje gje nuk ka per ti ndodhur. Do ta perdorin si rast per te treguar se sa i drejte eshte lali Eri sa as BHK nuk i gjeti gje. Prandaj edhe Edi i hoqi nje mandat Korces edhe ja dha Tiranes se Lali Erit. Po keto bryzylyqet njesoj keta ne krye te qeverise pse i mbajne? Pse i kane te gjithe njesoj? Jane te yshtur keta nuk i fut dot be burg.
PërgjigjuSigurisht qe ju nuk jeni si kasta e vjeter qe sulmonte direkt drejtesine,ju i vini rrotull tani se keni komisionin antikorrupsion te Xhafes qe u krijua per te kontrolluar pikerisht keto org.te pavarura.
PërgjigjuHe me se koleget shkuan
PërgjigjuMire o Erjon por une jam i mendimit te behesh i penduar se burgun se mban dot ti o pinok
PërgjigjuHajt se folim me Koleget!
PërgjigjuNormal që ti nuk bën pjes te 30% por te 100% o lali dhjeri. Në burg u kalbsh edhe kamën zvarr dhe ti si likja.
PërgjigjuLALI ERI: -Ju përgëzoi për qëndrimin korrekt ndaj DREJTËSISË SË RE,Ndonse po godet vetën MAJTAS.Ky qëndrim publik Ju nderon para popullit të Tiranës si K/Bashkiak i 10-ti në Botë me shumë çmime Nd/Kombëtare. -Ky është një mësim për Ata që nuk din të mësojnë nga HUMBJET dhe fusin SYRIN NË ÇDO BRIM ÇELSI FAMILHAEI NË BOTË DHE GJUHËN NË ÇDO WC TË KUNDËRSHTARVE POLITIKË NË PLANET.! Ju urojmë fitore.!
Përgjigju