SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj! Kontrolle tek galeria 'Harabel', por jo tek banesa

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK, sekuestroi sot (6 dhjetor 2024)  telefonin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  Agjentët e Byrosë kombëtare të hetimit kanë pasur në dorë një vendim të GJKKO-së, Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e telefonit kur janë paraqitur mëngjesin e sotëm, në banesën e çiftit Veliaj tek ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Të njëjtat burime sqarojnë se nuk është ushtruar asnjë kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, por disa agjentë kanë shkuar tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku dhe kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi informon se kontrollet në galerinë ku Ajola Xoxa figuron bashkëthemeluese dhe sekuestrimi i telefonit të saj është bërë në kuadër të hetimit pasuror të nisur disa muaj më parë nga prokurori Ols Dado. Ndërkohë, në një reagim për mediat, SPAK sqaron se ka marrë veprime në kuadër të një procedimi penal, por thekson se hetimi është ende në fazë paraprake. 

Ndërkohë, zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë njofton se Veliaj ndodhet sot në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Berisha: Hetimet për Veliajn të nxitura nga protestat tona

 

Sali Berisha thotë se aksioni i SPAK në kuadër të hetimit pasuror ndaj Erion Veliajt, është diktuar nga protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, në një konferencë për mediat, ai u shpreh se nuk beson tek hetimet pasi akuzoi edhe vetë kreun e SPAK Altin Dumani për konflikt interesi.

"Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt. Kjo protestë ka qenë e bazuar në faktin se dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, provonin se Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës.

Dhe për këtë akt kriminal të Erion Veliajt, prej delikuenti lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili e kishte kundërshtuar 5 herë me radhë, kërkesën e Erion Veliajt. Por kokën e Arben Ahmetajt e kërkonte në tepsi Linda Rama, dhe Edi Rama dhe urdhri u zbatua. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë kritik për Arben Ahmetaj, por nuk mund të pranoj kurrë, që një njeri që e ka kundështuar 5 herë koncesionin e djegësit të Tiranës, të arrestohet dhe ai që ka mashtruar 5 herë të vazhdojë të kryejë detyrën.

Por miqtë e mi, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo. Por në fakt, jo pa konflikt interesi është edhe vetë Altin Dumani, i cili e ka si nip të gruas, një bashkëpunëtor të ngushtë, një Klajdi Meçe, të Erion Veliajt.

Klajdi është një zullumqar i Fresshit. Me të atin në shtëpi, jeton Altini, Altin Zamani. Po, po jetojnë në një shtëpi. Hajde prekeni. Nëse ka akte kriminale të pa konceptueshme, por njeriu që deklaron 1 mijë herë, se ka mbjellë 1 milionë pemë. Njeriu që ka blerë pishën e zakonshme 6400 euro. Të blesh, por as pisha më ekzotike nuk shkon 6 mijë euro. Ky i ka blerë, hajduti që është ministër tani, Gonxhja ka qenë drejtor. Se Mazniku është me kompaninë e Milorancit. Pra të gjitha këto, mjaftonin 10 herë për ta nxjerrë. I kam thënë atij, qytetarët do të ndahen ty, vetëm kur të të varin në shtyllën e turpit të historisë.

Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat. Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën. Ka dhe foto të tjera ky Klajdi Meçe. Klajdi është me Erion Veliajn. Dumani banon me të atij e tij në një shtëpi. Seç i lidh, një Zot e di, nuk janë as fqinj, por në një shtëpi. Pra është një operacion i diktuar nga revolta popullore, mosbindja civile, e cila do të vazhdojë gjersa qytetarët të ‘varin’ në shtyllën e turpit, aty ku e ka vendin, kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj", tha Berisha. 

Ora 13:04
Sekuestrimi i telefonit të Ajola Xoxës, reagon SPAK: Hetimi ende në faza paraprake 

1732630044_spak.JPG

SPAK ka reaguar për lajmin që Report Tv raportoi me burime për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK. 

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/12/2024 02:36

    Kur haruat premtimet per te cilet ju zgjodhen dhe zevendesuat kioskat me beton e kulla,keto do te prisni dhe ky eshte vetem fillimi.

    Përgjigju
  • Kasem Taveni: 06/12/2024 21:44

    O dhëndri Besnik leshit po si mendon ti qē Lali Eri ēshtē budalla e ka lēn telefonin ta gjejn lloshat e drejtēsis sē leshit faktet. Po pse i tregon gjarpēri gjurmēt. Lali Eri ka mēsuar shum duke par paraardhsit qē ju kan bēr Kontrolle. E tani ēshtē bēr mjeshtēr pēr ti mēçehur pislliqet. Me njē mjeshtēr tēElektronikes i ka zhduk tē gjitha.

    Përgjigju
  • Niku: 06/12/2024 19:29

    Ne banese kane qene BKHpse e fshehni se dal dhe vendimi i gjykates

    Përgjigju
  • Jari N: 06/12/2024 18:21

    Po te Belo Kërriçi kur do shkoi SPAK, po te Mul Nul Noka në gji të Lalëzit apo, ????.

    Përgjigju
  • toni: 06/12/2024 17:20

    o zot,,,vetem vjedhje,,,u cmendem ne kete vend te cmendur....

    Përgjigju
  • Ilir: 06/12/2024 16:04

    Ajola ne gjendje te rende psikologjike, nuk e beson ate qe i ndodh

    Përgjigju
  • Lali: 06/12/2024 15:51

    Keta te BKH me mire te kishin konfisku telefonin e Kastro Zizos

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/12/2024 15:23

    Ky proces është një hap i zakonshëm në hetimet për krime të rënda ose për hetime që lidhen me veprime kriminale si korrupsioni, pastrimi i parave, ose veprime të tjera që përfshijnë teknologjinë dhe komunikimet. Nëse gjykata ka pranuar kërkesën, kjo sugjeron se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për lidhjen e telefonit me veprën kriminale që po hetohet. Më vjen keq por kjo është e vërteta.

    Përgjigju
  • Tani: 06/12/2024 14:51

    Po i vjen rradha edhe lali dhjerit te shkoje ne burg.

    Përgjigju
  • Xuxi: 06/12/2024 11:31

    Nuk do zbulohet gje jo se ka kush e mbro ate

    Përgjigju
    • Tofik: 10/12/2024 02:36

      Kane fakte mjaft

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit