37 kandidatët në garë për t’u bërë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të mbeten në ankth pasi Inspektorati i Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Informacionit të klasifikuar s’kanë depozituar përgjigjet në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK.
Shpallja e listët fituese e nisja nga puna për agjentët e FBI shqiptare ishte planifikuar në fillim shkurt por kjo s’ka ndodhur ende, pasi nuk ka përgjigje nëse justifikojnë pasuritë dhe nëse dikush prej garuesve ka kontakte me botën e krimit.
Aktualisht janë administruar përgjigjet e makinës së të vërtetës ndërsa nga 39 të kualifikuarit për fazën finale, Report Tv mëson se 2 janë skualifikuar nga kjo fazë.
Kujtojmë se me përfundimin e testit të poligrafit (makina e së vërtetës) për agjentët e BKH-së, pritet verifikimi i pasurisë për kandidatët që kanë kaluar. Ata kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.
Kjo procedurë e verifikimit të pasurisë do të marrë kohë, sidomos për ata që në gjendjen civile rezultojnë se aktualisht bashkëjetojnë me një person tjetër. Në këtë rast do të bëhet verifikimi i pasurive për prindërit e kandidatit, prindërit e bashkëjetuesit, i biri ose e bija të ndarë nga prindërit, bashkëjetuesi, motra e vëllezër. Ata duhet të japin të dhëna për llogaritë bankare, pasurive të luajtshme e të paluajtshme. Gjithashtu ata do të japin një autorizim me shkrim për të dhënë pëlqimin që të kalojnë në sitë pasuritë e tyre.
Të përzgjedhurit do të trajnohen për 30-60 ditë në SHBA për të qenë agjentët e parë shqiptarë që do jenë në SPAK.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.2%
-
Pak
81.2%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë! Banorët: Ja si na u grabit prona! T’i tregojmë shtetit çfarë kriminelësh ka këtu
28 Mars, 18:09
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, në korrik të 2024 iu vendosën tritol në derë! Akuzuan Nuredin Dumanin për sulmin
28 Mars, 11:50
-
Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)
28 Mars, 10:14
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
Pse kshu, Gent Caka i mori akoma pa bere kerkesen, edhe ktu me hater
Përgjigju