BKT feston 90-vjetorin me çmimin
“Banka më e mirë në Shqipëri”
Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2015 nga "The Banker", një nga revistat më prestigjoze financiare, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.
Tiranë, 3 Dhjetor 2015 - Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2015 nga "The Banker", një nga revistat më prestigjoze financiare, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.
Çmimi iu dha Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues z. Seyhan Pencabligil në mbrëmjen e zhvilluar në Londër më 2 dhjetor 2015.
“Marrja e çmimit "Banka e Vitit" është kthyer në një traditë për BKT. Edhe pse rritja ekonomike shqiptare ka qenë pothuajse në të njëjtin nivel me vendet e tjera europiane, ne kemi regjistruar rekorde të reja në historinë tonë të përfitimit të qëndrueshëm dhe rritjes.” u shpreh Z. Mehmet Usta, Kryetar Bordi i BKT-së që prej vitit 2009. "Ne jemi të vetëdijshëm dhe krenarë për përpjekjet e jashtëzakonshme pas këtij suksesi të vazhdueshëm dhe mirënjohës që kjo punë e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Ndërsa ne jemi në mes të festimeve të 90 vjetorit të themelimit të BKT-së, ky çmim është dhurata e përkryer për të gjithë klientët tanë, punonjësit dhe partnerët tanë të biznesit.", shtoi ai.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil theksoi se: "Ky është viti i tretë që ne marrim tre çmimet më të mëdha (The Banker, Euromoney dhe EMEA Finance) në industrinë bankare. Ky sukses krijon pritshmëri akoma më të larta në mjedisin tonë të punës dhe kjo performancë nuk është e mjaftueshme. Ne do të vendosim standarde të reja jo vetëm për industrinë tonë dhe jo vetëm në Shqipëri, por ne duhet të tregojmë të njëjtin përkushtim në rajon dhe të japim një shembull të mirë për industritë e tjera, për shkak të përgjegjësinë së madhe të të pasurit të markës më të madhe shqiptare.
Së bashku me gjashtë çmimet "Banka e vitit në Shqipëri" nga The Banker, BKT është përzgjedhur për të katërtën herë si "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe për të pestën herë nga "EMEA Finance", dy institucione shumë të rëndësishme financiare.
Me një total asetesh prej 2.8 miliardë dollarë, në përvjetorin e saj të 90të, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj me 90 degë, nga të cilat 64 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
10%
-
Jo
89.4%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16749
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35