Edhe në orën 20:30, në tabelën online të mbërritjeve në aeroport nuk figuron asnjë fluturim i parashikuar që prej orës 18:50. 

Të dhënat shfaqen në faqen e Rinasit, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror rreth orës 17:30 dhe solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt aeroportit.


Lajmi kryesor:

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash