Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol. Situata ndërkohë shkaktoi vonesa në fluturimet drejt dhe nga Rinasi.
Për plot një orë fluturimet u shtynë ndërkohë që Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45.
Sipas informacioneve të Report TV, fluturimi i parë pas këtij blackout-i ishte ai drejt Varshavës i linjës LOT që u nis në orën 18:45. Avioni më i fundit që tentoi të ulej në Rinas ishte Euroëings por nuk ia doli dot

Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga Tirana
Edhe pamjet satelitore konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët.

Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare.
Lajmi në përditësim

Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë në harkun kohor nga ora 18:10 deri në 19:30. Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror. Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj.
Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre
Pamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre.
Në faqen e ëeb-it të Rinasit, fluturimet në ardhje janë të anulluara, ndërsa 15 nga ato në nisje janë me vonesë
-
E moret Belinden ne telefon qe ta pyesni sesi dueht vepruar? Se mos vine "ekspertet" e Spakut ne zyrat e tuaja.
Përgjigju










Komente
Komento