Bled Strakosha në një dimension
tjetër, 1 mars vjen me "i Show"

Bled Strakosha në një dimension<br />tjetër, 1 mars vjen me "i Show"
Prej dy dekadash portreti i tij prej një moderatori të suksesshëm nuk i ka munguar publikut shqiptar. Ky është Bled Strakosha, moderatori që nuk ndalet në asnjë moment, ku vit pas viti vjen me risi. Duke filluar nga 1 marsi prezantuesi i njohur i ekraneve shqiptare, Bledi Strakosha, fillon një aventurë të re me një format të ri në “You Tube”. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com” Bledi rrëfen vetëm disa detaje të këtij formati, pa dashur të zbuloj të gjithë formatin dhe trajtën e tij. “Programi do të quhet "i Show", i cili nga data 1 Mars do të sjell për të gjithë publikun risi përsa i përket personazheve që do të sillen në ekran. Programi do të jetë një rezyme perfekte e miqëve që unë i takoj çdo ditë, një trajtë përtej asja çka është shfaqur më parë në mediat vizive në shqipëri”, shpreh Strakosha.

Ideja

Pas suksesit të kanalit “Nitro Shqip" dhe dy programeve "Thumb" dhe "Sasa's Shoë" nga Aulona Musta, Fatma Haxhialiu dhe Dasara Karaiskaj, Bledi ka vendosur të sjell një format krejt të kundërt që ska ngjashmëri me programet aktuale në “You tube”. “Ideja ka qenë tërësisht personale! Duke pasur parasysh që takimet me miqtë i kam të shpeshtë, mendova të sjell diçka të re, duke i ftuar në një këndvështrim krejtësisht ndryshe. Në këtë format nuk do të ketë vetëm personazhe “VIP” por do të kemi të ftuar edhe personalitete nga politika, arti, etj. Ajo çka unë dua të realizoj, është që më vonë këtë format ta shpërngul tek njerëzit më të thjeshtë”, pohon Bled Strakosha.

Rikthimi në televizion

Pas shumë spekulimesh që Bledi do të heq dorë nga televizioni, ai na vërteton që është krejt e kundërta. “Nuk kam hequr dorë asnjë moment nga televizioni. Për më tepër jam në tratativa me një televizon, por kjo do të jetë më vonë pasi për momentin jam i angazhuar me formatin më të ri “i Show”, përfundon Bledi. Duke filluar nga dita e parë e muajit mars, në kanalin e tij zyrtar në “You Tube” do të shohim surprizën që ka vendosur të realizoj për publikun shqiptar.

bledi strakosha
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar