Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, Kiara nuk shet dot as një palë brekë

Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, Kiara nuk shet dot as një palë brekë

Luizi dhe Kiara

Ish-banori i Big Brother, Bledi Mane në një intervistë televizive ka komnetuar fitimet e banorëve të Big Brother, duke nisur nga Luizi dhe Kiara, tek Jori, Efi apo Armaldo.

Këtë informacion ai u shpreh se e ka pasi ka komunikim dhe bisedon me ish-banorët, përpos faktit që është gazetar. Sipas Bledi Manes, Luizi fiton deri në 100 mijë euro në muaj, ndërsa për Kiarën thotë se nuk ka patur sukses me linjën e saj të rrobave të plazhit.

“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat,”-tha Bledi.

Për Kiarën ai shtoi: Nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë.

“Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Efi ka zënë atë qoshen aty në këtë vapë të madhe, aty te hija. Nuk po e angazhon veten qoftë nëpër debate, qoftë nëpër programe. Si duket ka nevojë për të reflektuar. Refuzon ftesat. Por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë euro,”-tha Mane për Efin.

“Një njeri që bën lekë pa folur. Merr Beniadën dhe ecën, e ndërkohë është tag-u i një hoteli. Domethënë Jori është personazh i dashur.
Jori bën lekë në heshtje. Jori vjen nga Italia dhe ndoshta ka përvojë në modeling dhe çështje komerciale. Ka raste që muaji mund t’i ketë vajtur 20 mijë euro,”-shtoi për Jorin.

Për ta mbullur me Armaldon për të cilin u shpreh: Maestro është goxha aktiv. Ka goxha ftesa. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme. Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro. Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra. Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera. Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike, është aktor. Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • enxh: 26/07/2023 10:35

    je i madh o bledi je fiks nuk e di sa e shemtuar eshte kjo kjara nuk e di ca bon ai djale me gjithe ate fame merret me kjaren qe nuk ka asnje lloj vlere.

    Përgjigju
    • Boss: 26/07/2023 10:41

      Po ti ke ndonjë vlerë që flet për vlerat e dikujt tjetër jo se po të them se po pyet një shok

  • Hako: 25/07/2023 20:38

    Kot me pyt per nje shokun tem:a paguajme tatim-fitimi?

    Përgjigju
    • Bim: 27/07/2023 09:46

      hahahahahaha HAko, ke te drejte, pagujn nje tufe me presh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?