Bledi Mane thumbon Kiara Tition: Zgjohet duke menduar për Bora Zemanin
Kiara Tito dhe Bledi Mane
Bledi Mane thumbues, ironik dhe goditës në deklaratat e tij, nuk është kursyer as me banorët apo ish-banorët e shtëpisë së “BBVIP” dhe së fundmi, gazetari nuk ka lënë pas as Kiara Titon.
Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët në “TAR”, ish-banori ka komentuar edhe moderatoren, për të cilën tha se ishte një vajzë e mirë por një lojtare mediokre.Sipas gazetarit, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet dhe ngryset duke menduar Bora Zemanin.
Pjesë nga Intervista:
Bledi Mane: Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…
Blendi Salaj: Kjo është bindja që t’i ke krijuar vetvetiu?
Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
63.9%
-
Jo
21.3%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 1218
Lajme të tjera
-
FOTO/ Ja sa ka kushtuar fustani që ka veshur Bora Zemani në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës
6 Qershor, 09:15
-
Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim! Modelja do bashkëpunojë me Kiarën?
6 Qershor, 08:27
-
A janë ende miq? Ky veprim i Efit tregon shumë për raportin e saj me Luizin
5 Qershor, 15:51
-
Si u veshën të ftuarit në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës
5 Qershor, 08:13
-
Bledi Mane bën deklaratën e papritur për Jori Dellin: Ka një të keqe që e kontrollon mami kudo
4 Qershor, 14:06
-
VIDEO/ Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë! Sërish dedikim për Kiara Titon?
3 Qershor, 19:57
-
As Luizi, as Kiara dhe as Efi! Kjo është ish-banorja e BBV që ka shtuar më shumë ndjekës këtë javë
3 Qershor, 14:56
-
Si është marrëdhënia me Borën tani që është ribashkuar me Donaldin? Vin Veli flet për ish-partneren
3 Qershor, 08:19
-
Bledi Mane komenton situatën në Kosovë, por nuk i del inati me Nitën, ja si e 'thumbon' ish-banoren e BBV
2 Qershor, 08:17
-
Shumë shpejt do t’i shohim bashkë, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të vijnë me projekt të ri
1 Qershor, 09:00
-
Këngëtari mirditor surprizohet nga Luiz Ejlli pas vargjeve që ‘i thuri’ kur ishte në BBV
31 Maj, 23:00
-
VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon fansen e tij të zjarrtë, ja reagimi i saj emocionues
29 Maj, 18:16
o bledi po nuk krahasohet fare bora me kjaren eshte super yll bora jane larg shume.kjara vec rri ne kurriz te cunave.
Përgjigju