Që prej daljes nga shtëpia e BBV, retorika e Bledi Manes ndaj Luiz Ejllit është e njëjtë. Sipas tij ky i fundit nuk ka lënë asnjë gjurmë në muzikën shqiptare, madje çmimet i ka marrë falë nepotizmave dhe marrëdhënieve të hershme me ish politikanen demokrate, Jozefina Topalli.
Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në ‘Big Brother Fan Club’, Bledi ka zgjedhur edhe kësaj here të flasë pa doreza për këngëtarin të cilin ende e cilëson si mashtrues.
“Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para nuk i ka marrë Luizi, çmimet e para i ka marrë Jozefina”.
![]()
Por ai tregoi se tek Luizi i pëlqen energjia dhe mashtrimet që bën në rrjet.
G.MO/Shqiptarja.com“Luizi më pëlqen për energjinë, dallaveret, mashtrimet, pra brenda tij ke shqiptarin tipik të tranzicionit. Luizi mund të të bëj gol në sy dhe me atë energji ti e pranon që është gol dhe do qeshësh. Nga java e tretë do kishte dhe përplasje, mbase dhe personale. Do nxirrja kokën si gazetar e mbase do nxirrnim eksplorime të njëri-tjetrit. Luizi është frikacak po me tonalitetin e zërit e bën gangster, trim. Ai ka ulur poshtë, nuk bëjnë asgjë pa Luizin, madje Luizi kishte 2 orare kur flinte gjumë e ndërkohë që shpia binte në qetësi.”
Komente

