Blegtorë nga Gjirokastra, Fieri dhe Vlora protestë në Jorgucat për mungesë të subvencioneve: Çmimi i qumështit që shesim më i lirë se uji! Kërkojmë negociata me ministren e Bujqësisë

GJIROKASTËR- Blegtorët e tre qarqeve të jugut Gjirokastër, Fier e Vlorë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat Bashkia Dropull, pasi ankohen për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje emergjente për mbijetesën e të imtave dhe produkteve të tyre pasi në kushtet aktuale, sipas tyre është shumë e vështirë. Blegtorët i kanë dërguar një peticion ministres së bujqësisë Frida Krifca për të zgjidhur cështjen e subvencionimeve pasi shprehen se çmimi i qumështit që ata shesin tek të tretët, është më i lirë se i ujit. Në kushtet kur janë rritur apo dyfishuar çmimet e jonxhës, apo dhe preparative të tjera bujqësore e ushqimore tek të imtat, kjo duhet të reflektojë edhe tek rritja e çmimit të qumështit te prodhuesit e nënprodukteve të tij, por nga sa mësohet deri më tani kjo ka munguar pasi çmimi është fiksuar tek 100 lekë për litër.

Ndërkohë që kostoja e prodhimit të qumështit është gati dyfish njehësuar edhe me kostot e ushqimeve tek të imtat. Blegtorët i kanë lënë afat ministres Krifca dhe qeverisë shqiptare që të negociojnë këtë situatë. Blegtorët kërkojnë subvencione në masën 10 lek për njësi të prodhimit, në të kundërt protestat e tyre do të përshkallëzohen. Të tre qarqet e jugut mbulojnë në masën 80% të prodhimin e mishit dhe qumështit të të imtave në të gjithë Shqipërinë. Në mungesë të një reagimi nga qeveria shqiptare, disa prej blegtorëve janë shprehur se po mendojnë seriozisht edhe zgjidhjen ekstreme, atë të shitjes së të imtave dhe largimin në emigracion.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive