Blejmë shtrenjtë e shesim lirë energji, eksperti në Report Tv: KESH, bilanc negativ prej 500 mln eurosh! Asnjë informacion për kuotat në hidrocentrale

Shqipëria blen energji dyfish më shtrenjtë se sa e shet dhe është urgjente diversifikimi i burimeve energjetike. Në një intervistë për “Report Tv”,  Azmer Duleviç, ekspert energjie, evidentoi se KESH merr 500 mln euro nga qeveria për ta kompesuar këtë bilanc negativ.

“Është shumë e vërtetë, ne blejmë gjithmonë shumë shtrenjtë dhe shesim shumë lirë energji elektrike. Këtë e thotë edhe raporti i fundit i ERE. E kemi blerë mesatarisht 305 euro për megavat/ orë ndërsa në momentin që e kemi shitur çmimi ka qenë mesatarisht rreth 182 euro. Dy herë më pak. Në momente të caktuara kur kemi pasur teprica energjie ne e kemi shitur edhe me 25 euro, apo 45 euro megavat/orë. Nuk e kemi pasur në funksion edhe bursën. E gjitha kjo ka ndikuar edhe në bilancin negativ të KESH, i cili ka marrë rreth 305 mln euro për kompensimin për diferencën blerje-shitje. Këto janë 500 mln euro të munguara që mund të ishin investime”, tha Duleviç në ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu.

Eksperti u shpreh se një tjetër problem është humbja në rrjet.

“Në raportin e ERE humbja në rrjet është rreth 20% që është shumë e lartë, mesatarja gati dyfishi i mesatares që kanë vendet e Bashkimit Evropian dhe të rajonit. Kjo vjen si pasojë e mungesës së investimeve në rrjetin fundor, në rrjetin e shpërndarjes”, tha ai.

Azmer Duleviç gjithashtu ngriti problemin e mungesës së transparencës për kuotat në hidrocentrale. Ai tha se KESH nuk jep asnjë informacion, ndërkohë që paralajmëroi se mund të kemi përmbytje.

“Ne nuk kemi sot asnjë informacion sot sa janë kuotat nëpër hidrocentrale. Asnjë informacion nuk gjen në faqen e KESH në këtë drejtim. Në ditët në vijim priten reshje dhe nuk përjashtohet mundësia që zona e veriut të ketë edhe përmbytje.  Duhet menaxhim që të mos arrijmë në hapjen e portave të hidrocentrale. Drejtuesit e KESH të na japin informacion zyrtar dhe teknik që të mos flasim pas disa ditësh për përmbytje”, tha Duleviç.

Eksperti u shpreh se nuk pritet të ketë një rritje stratosferike të çmimeve por diversifikimi i burimeve energjetike është zgjidhja.

“Çmimet nuk pritet të shkojnë në stratosferë këtë vit. Ne për të mos blerë çmime të tilla kemi marrë edhe TEC-et e Vlorës që kanë ardhur në tetor por ende nuk janë vënë në punë. Ende nuk kemi karburantin që do të përdorej për këto TEC-e. Nëse këto nuk do të jenë funksionale atëherë 32 mln euro nuk kanë shërbyer për asgjë.  Ne e prodhojmë 98% nga hidrocentralet dhe varemi nga reshjet. Gjatë dimrit kemi përmbytjeve dhe gjatë verës blejmë energji nëpër bursa. Duke iu shifrave aktuale, dhe duke u bazuar në raportin e ERE në vitin 2022 nga impiantet fotovoltaike është prodhuar vetëm 0.7% e energjisë. Duhen diversifikuar burimet. Nuk mjaftojnë kaq, duhet difersifikim më i madh që ne të kemi këtë pavarësinë energjetike. Duhet parë edhe energjia eloike, te kemi më shumë parqe të tilla”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë në Report Tv, Azmer Duleviç, ekspert energjie.

 

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sekseri: 24/04/2023 20:53

    Pikerisht u intereson me sekser se ashtu i ndajne leket,.. keqmenaxhim dhe vjedhje e paramenduar, jane mbledhur serisht grupi i hajduteve te Agron Hetos, se kuptoj si shteti nuk kontrollon por u rrit rrogat qe edhe deri tani i kan patur nga1,5-2,5 ml lek???

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/04/2023 16:51

    Edvin shkjau shqipfolës bëtn biznes më Vucicin ia jap pothuajse falas pastaj kunde e blen prap dhe kështu ia mbushin kasaforten Putinit luften më Ukrainen …!

    Përgjigju
    • Jebiga: 24/04/2023 21:28

      Da da tavarish...

  • Gazi: 24/04/2023 14:32

    Ndersa nje prokurori normale do hetonte te tilla afera monstruoze, SPAK yne ka objektiv vetem te mbroje "aksionet" e mafes se Rames. Me tutje, mediat e oborrit zakonisht nuk merren me keto afera, pervecse kur interesi apo qefi u prishet ne ndonje vend.

    Përgjigju
    • Dakord: 24/04/2023 17:17

      Avash or ti se ju eshte bere mendja spak. Kjo ka ndodhur se nuk kemi qene lojtar ne burse dhe kemi shirur dhe blere me seksere pra dore e dyte. Por tani ka ca muaj qe jemi ne burse me ne fund dhe do shesim e blejme ne burse pa sekser.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë