Blen pullën për 20 euro
pa e ditur që vlen 2.5mln $

Blen pullën për 20 euro<br />pa e ditur që vlen 2.5mln $
FRANKFURT - Një pensioniste teksa kërkonte për të blerë gjëra të lira, gjeti një pullë që i përkiste vitit 1861, por që kishte vlerë dy milionë e gjysmë dollarë.

Kjo do të ishte ëndrra e çdo koleksionisti por i ka ndodhur, gruas së gjermanit Reinhold Hoffmann, një shtatëdhjetëvjeçar në pension i cili jeton me 600 euro në muaj. Gruaja kishte blerë për 20 € një pako me dy zarfe të vjetra të vulosura. Kur burri filloi të shikonte pazaret që kishte bërë e shoqja, u habit.

"Mbeta pa frymë kur pashë pullën," tha ai duke shpjeguar se pulla e vogël, vetëm 1,1-1,4 cm, është  lëshuar në 1861 në nder të Benjamin Franklin, një nga etërit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që atëherë, pensionisti thotë se "filloi të studiojë literaturë filatelike dhe të konsultohet me katalogë e pastaj me ekspertët".

Finthe Klaus, një prej yjeve të filatelisë gjermane, konfirmoi se "pulla është 99% origjinale" dhe se "ndoshta vlen më shumë se 2.5 milionë dollarë".

Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar "Greali Shenjtë", në të cilën është dizenjuar profili Benjamin Franklin. Vlera e pullës është e madhe, për faktin se egzistojnë vetëm dy kopje të tjera, një mbahet në Muzeun e zyrës së Postës në Nju Jork dhe një tjetër e blerë në vitin 2005 nga miliarderi Kalifornisë, Bill Gross.

Pensionisti Hoffmann ka në plan ta nxjerrë në ankand pullën, por duhet të presë derisa "Fondacioni filatelik" në Nju Jork, të konfirmojë vërtetësinë e saj.

pulle benjamin franklin
Në foto pulla

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët