Shqiptarët janë të pasionuar pas veturave. Jo vetëm pas tyre, por edhe pjesëve, madje, edhe tabelat dëshirojnë t’i kenë të veçanta.
Kështu ishte edhe dëshira e Amir Kosumit, i cili jeton në Uster të kantonit të Zürichut. “Jetoj që dhjetë vite në Zvicër dhe gjithmonë kam pas dëshirë ta kem një numër karakteristik të veturës në Zvicër, atë e kam realizuar dje, pasi në ankandin publik të tabelave për vetura e kam blerë numrin ZH 41185”, ka thënë Kosumi për albinfo.ch.
Këta numra janë të veçantë për të. “Numrat janë të njëjtë me datën e lindjes time, pra kam lindur më 4.11.85 (1985)”, ka shtuar tutje ai.

Amiri tregon sa i ‘kushtoi dëshira e tij. “Këto tabela i kam blerë për 1770 franga zvicerane. Jam i lumtur që kam blerë këto tabela, dhe shpresoj që do t’i shfrytëzojnë edhe fëmijët e mi në të ardhmen”, përfundoi Amir Kosumi.
(Targa e makinës me shifrat e ditëlindjes)
Komente
