SHKODËR - Këtë të dielë Vllaznia mposhti 2-1 AF Elbasanin në ‘Loro Boriçi’, në sfidën e fundit të raundit të 24-t në Superligën e futbollit. Bekim Balaj kaloi në epërsi shkodranët, ndërsa Boye barazoi përkohësisht në pjesën e dytë. Në shtesën e shtatë të ndedhjes, Kevin Dodaj shënoi golin që i dha tri pikë Vllaznisë dhe që e mban sërish në krye të renditjes me 48 pikë, gjashtë më shumë se AF Elbasani i vendit të tretë.

Fundi i ndeshjes nuk ishte i qetë, teksa u shënjua nga një përleshje masive në fushë mes dy kampeve, por edhe probleme me tifozët.

Menjëherë pas fërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, lojtarët dhe anëtarët e stafeve të të dyja skuadrave u përfshinë në përplasje verbale dhe fizike, duke krijuar tension në fushën e lojës. Për disa çaste situata dukej jashtë kontrollit, me shtyrje dhe protesta të forta nga të dyja kampet. Fatmirësisht, ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të stafit dhe e zyrtarëve ndihmoi në qetësimin e gjendjes.

Edhe tifozët e AF Elbasanit, të vendosur në sektorin e tyre në një nga tribunat e ndara të stadiumit, nisën të thyenin stolat dhe t’i hidhnin në pistën atletike dhe në drejtim të tifozëve vendas. Për fat nuk raportohen të lënduar.

Superliga, raundi i 24-t:

E shtunë, 14 shkurt 2026

13:30 Vora 1-1 Egnatia

16:30 Teuta 2-1 Bylis

E diel, 15 shkurt 2026

16:30

Dinamo 1-1 Flamurtari

Partizani 2-0 Tirana

19:30 Vllaznia 2-1 AF Elbasani

Renditja: