Ka qenë një sezon i gjatë dhe shumë i ngjeshur televiziv, për gazetarin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu. Ndaj dhe gazetari i mirënjohur ka gjetur pak kohë të relaksohet dhe të pushojë.

Këtë herë ka preferuar që pushimet e tij ti kalojë në jug të vendit, aty ku shumë pushues zgjedhin ti kalojnë fundjavat e nxehta të kësaj vere. Paparaci ynë e ka fotografuar Fevziun në breg detit.

Nuk e dimë se çfarë po kundron me aq kureshtje gazetari jonë, por gjithsesi ai shfaqet në formë të mirë. I veshur me një palë pantallona plazhi shumëngjyrëshe, Blendi Fevziu duket se po i shijon pa masë, pushimet e tij.

Su/ Shqiptarja.com