Blendi Klosi betohet si Ministër
i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Blendi Klosi betohet si Ministër<br />i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
TIRANË - Deputeti Blendi Klosi u betua sot si Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Betimi u bë në ambientet e Presidencës.

Klosi u emërua Ministër i Mirëqënies Sociale pak ditë pasi Erion Veliaj dhe dorëheqjen nga ky post për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se "Klosi do të çojë më tej reformate  nisura nga Erion Veliaj".

Kuvendi miratoi të enjten me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dekretin e Presidentit që emëron Blendi Klosin në postin e ministrit të ri të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

I diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakulteti i Inxhinierisë, dega elektronikë, Klosi fillimisht ka qënë pjesë e detyrave në administratë, ndërsa veprimtarinë politike në radhët e Partisë Socialiste e nisi në vitin 2000, ku ka mbajtur postin e zv/ministrit të Pushtetit Lokal. Më pas në vitet 2002-2004 ka qënë Ministër Shteti pranë Kryeministrit; në periudhën 2004-2005, Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve.

Blendi Klosi është zgjedhur deputet i qarkut të Durrësit në tre legjislaturat e fundit të Kuvendit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve