Në këtë festë të përvitshme ku marin pjesë yje të njohura me famë botërore, Bleona u prit mjaft mirë dhe nga prezantuesi i eventit, i cili e foti në skenë duke e quajtur një yll Evropian dhe një “Lady Gaga” të ardhshme.
Në këtë festë vjetore të homoseksualëve Bleona rezalizoi një performancë të bukur, ku nuk munguan dhe batutat nga ana e saj.
"Mos kini frikë djema se nuk kafshoj”, ka thënë Bleona në fillim të performancës së saj, pasi është shfaqur para djemve e maskuar si një gorillë e frikshme.
Më pas ajo ka shfaqur tërë hiret e saj me një veshje thuajse transparente, në ngjyrë gri, e cila ekspozonte dekoltenë e saj. e gjithë performance duket fare mirë në videon e mëposhtme.