Bleona Qereti, këndon në një koncert privat për miliarderë
Viti i ri nuk ka qënë vetëm festë për Bleonën, e cila në këtë natë ka kënduar në festën e miliarderit amerikan Preston Haskell, e cila është mbajtur në Cape Town të Afrikës së Jugut.
Viti i ri nuk ka qënë vetëm festë për Bleonën, e cila në këtë natë ka kënduar në festën e miliarderit amerikan Preston Haskell, e cila është mbajtur në Cape Town të Afrikës së Jugut. Kjo festë është aq eskluzive saqë emrat e personaliteteve (kryesisht miliarderë, politikanë dhe artistët më të njohur në botë) nuk bëhen të ditura për publikun dhe siguria jo vetëm është e lartë në maksimum por është e “importuar” prej Francës. Sipas Albaniac, përveç Bleonës në festime kanë qënë të ftuar dhe Dj Big Ali dhe Big Bass nga Franca, e Dj Andreas nga Greqia, ndërkohë që vjet e ftuar e kësaj feste ka qënë këngëtarja Cheryl Cole. Mesa duket, pas shfaqjeve të shpeshta në tapetin e kuq të disa evenimenteve të njohura në Hollivud, Bleona po bëhet gati për debutimin e saj muzikor në skenën ndërkombëtare.