BRITANI E MADHE - Konflikti në Lindjen e Mesme dhe ekstremizmi islamik në rritje janë kërcënimi më i madh për sigurinë globale dhe për paqen në botë në këtë fillim shekulli.
Kështu është shprehur i dërguari për paqe në Lindjen e Mesme dhe ish-kryeministri britanik Toni Bler në një fjalim të mbajtur në Londër.
Bler ka paralajmëruar liderët perëndimorë se duhet t’i lënë mënjanë dallimet me Rusinë për çështjen e Ukrainës dhe të fokusohen tek rreziku që vjen nga ekstremizmi islamik, duke e vënë këtë të fundit në krye të axhendës së tyre.
Liderët perëndimorë duhet të bashkëpunojnë me vendet e tjera, sidomos me Rusinë dhe Kinën, pavarësisht dallimeve, ka thënë Blair.
Fenomeni i ekstremizmit fetar, sipas Toni Bler, po destabilizon komunitetet, madje edhe kombet, e po minon mundësinë e një bashkëjetese paqësore në epokën e globalizimit.
Redaksia online
(arsh/e.d/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com