Blerim Destani sërish "pranë femrave" me rolin në filmin "Amsterdam"

Blerim Destani sërish
Kinematografia jonë do të pasurohet edhe më shumë me promovimin e filmit të fundit “Amsterdam”.

Filmin e bën një sukses të padiskutueshëm jo vetëm gjinia e tij sociale, por edhe protagonisti më i dashur i aktrimit Blerim Destani.

Mund të quhet social për tematikën që trajton dhe personazhët të cilët janë tepër aktualë në shoqërinë e sotme.

Ai sjell realitetin pa kohë të një të riu i cili shkon në Amsterdam për të punuar dhe bëhet shpejt i kamur në mënyrë jo të ndershme.

blerim destani

Së shpejti, gjendet edhe midis dy dashurish. Dashurisë së pastër të cilën e kishte lënë përpara se të nisej si emigrant në vendlindje dhe një të reje në Amsterdam.

Emra të tjerë që marrin rol janë James Biberaj, Flonja Kodheli, Rajmonda Bulku, Olta Gixhari etj.

Filmi ka regjisor dhe skenarist Fatmir Koçin dhe producent Xhevdet Ferin. Lajmin e promovimit në natën e sotme në Kosovë e bën publik tashmë edhe kolegu i tij Noizy në faqen zyrtare Instagram.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)