Blerja e energjisë, Mandija:
'Teknikët' s'u njohën me aktet

Blerja e energjisë, Mandija:<br />'Teknikët' s'u njohën me aktet
Zv/Kryeministrja Ledina Mandija ka reaguar sërish këtë martë, lidhur me shtyrjen e vendimit për blerjen e energjisë elektrike, në kushtet kur vendi rrezikohet të përballet me kolapsin energjetik. 

Në deklaratën e saj, Mandija shprehet se asnjë prej ministrave teknikë nuk u janë vënë në dispozicion relacionet, pavarësisht kërkesave të tyre.

Në njoftimin shpërndarë për mediat, zv/Kryeministrja thotë se edhe ish-drejtori teknik i OSHEE, Haki Mustafa, ka publikuar tender për blerjen e energjisë elektrike. Sipas pretendimeve, paraardhësi i Mustafës, Adrian Çela nuk ka shpallur tender në muajin Maj.

Njoftimi i zv/kryeministres Mandija:
Zyra e Zëvendëskryeministrit thekson në mënyrë të përsëritur për të sqaruar opinion publik se 3 nga 7 ministrat “teknikë” e kanë firmosur projekt VKM. Gjithashtu, theksohet se për miratimin e VKM-së, referuar nenit 20, të Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” që parashikon se “Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të hapur” mjafton shumica e thjeshtë.

Pra, nga 21 anëtarë që ka Këshilli i Ministrave, vota pro e të paktën 11 prej tyre ishte e mjaftueshme për miratimin e VKM.

Sipas nenit 25 të Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” mendimi i Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe KESH sh.a. duhej të vihej në dijeni të çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave, para se te shqyrtohen nga ministrat.

Në asnjë rast ministrave teknikë nuk u janë vënë në dispozicion këto akte, pavarësisht kërkesave të tyre.

Në asnjë rast nuk është zhvilluar një mbledhje Qeverie ku të jetë diskutuar ky projekt-vendim dhe të jenë servirur këto akte.

Me tej, sqarohet opinioni publik se Ministrat “teknikë” nuk kanë akses në e-Akte, ndërkohë që një akses të tillë e paskan pasur disa media elektronike. Ministri i ri i Drejtësisë ka akses në e-akte vetëm për akte që fillojnë nga data 23.05.2017 dhe nuk i është njoftuar asnjë akt para kësaj date që ishte i hedhur në sistemin në fjalë.

Gjithashtu gjejmë me vend të sqarojmë se Ministrat teknikë kanë konstatuar probleme ligjore lidhur me të drejtat e  KESH sh.a. për të blerë energji nga importi tek projekt VKM e dërguar për miratim dispozitat e së cilës binin ndesh me dispozitat e VKM 244/2016.

Administratori i OSHEE Çela sipas faqes zyrtare të internetit të OSHEE nuk rezulton të ketë shpallur tender në muajin maj 2017 për blerje energjie në muajin pasardhës qershor 2017. Ndërsa administratori i ri Mustafa, me marrjen e detyrës në 03.06.2017 shpalli në 21.06.2017 tenderin për blerje energjie për muajin korrik 2017.

Nga ana tjetër, sot në datë 04.07.2017 është njoftuar një projekt VKM e re ku janë bërë ndryshime referuar vërejtjeve të 2 prej ministrave “teknikë”. Kjo VKM e shoqëruar nga relacioni shpjegues nuk i është dërguar paraprakisht për mendim Ministrit të Drejtësisë, atij të Financave dhe Ministrave të tjerë. Në këto kushte, këta ministra duhet të japin mendimin e tyre referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003.

Më pas ministrat “teknikë”, ashtu si të gjithë ministrat e tjerë sipas nenit 25 të Ligjit 9000/2003 do të bëjnë vlerësimet e tyre të projekt-aktit.

Ministrat e PD mund të lenë vendin pa energji elektrike
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike tashmë rrezikojnë të na lënë pa energji elektrike.

Rezervat energjetike në vend janë drejt fundit, teksa blerja e energjisë nga jashtë duket e pamundur edhe pse paratë e nevojshme janë në dispozicion.

Burime pranë qeverisë sqarojnë për Shqiptarja.com, se “Korporata Elektroenergjitike mund të lehtësonte në zgjidhjen e situatës duke përdorur një fond prej 22.4 milion Eurosh që e ka në dispozicion në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Rimëkëmbjen Energjitike. Fond ky i parashikuar posaçërisht për import energjie nga KESH-i në kushtet e krizave me thatësirë të zgjatur”.
 
Por përdorimi i këtij fondi nga KESH-i, që do të lehtësonte dhe barrën nga OSHEE, është peng i vendimmarrjes ende të pamundur në Këshillin e Ministrave.

Burimet sqarojnë se ministrat teknik të Partisë Demokratike nuk kanë firmosur asnjë vendim qeverie dhe rrjedhimisht ka mbetur pezull dhe vendimi që do të autorizonte KESH-in të përdorte këtë sasi parash për të nisur importin.

“Ky vendim do të mund të shmangte situata të paparashikuara me vazhdim të thatësirës gjatë muajve të verës e më tej në vjeshtë. Deri sa ky vendim të mund të miratohet, OSHEE do të jetë e detyruar që të përdorë fondet e veta për të garantuar blerjen e energjisë dhe stabilitetin e furnizimit të konsumatorëve”- thonë burimet.

Por kjo gjendje është vështirësuar edhe nga roli i drejtorit teknik të OSHEE-së, i cili me ardhjen në detyrë ka ndërprerë importin, duke penguar krijimin e një rezerve.

“Niveli i Fierzës në fund të muajit Prill, periudhë kur dhe krijohet rezerva energjitike, paraqitej në 278.6 m ose rreth 16 m më i ulët se sa niveli në të njëjtën periudhë të 2016 ose 10 m më i ulët se niveli për të njëjtën periudhë të 5 viteve të fundit. Rezerva energjetike në rezervuarin e Fierzës për muajin Prill 2017 paraqitej me një defiçit prej rreth 700 GWh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Si rrjedhojë e situatës OSHEE realizoi blerje energjie nga importi në Maj në masën e 173 269 MWh. OSHEE gjatë drejtimit nga administratori teknik ndërpreu importin e energjisë përgjatë gjithë muajit Qershor, ndonëse do duhej të vazhdonte importin për të mos u sforcuar KESH-i me Kaskadën. Pas insistimit të vazhdueshëm dhe zyrtar nga KESH-i dhe Ministria e Energjisë, administrator teknik vendosi të kontraktojë vetëm për tre ditët e fundit të Qershorit dhe për muajin Korrik import në masën e 285 600 MWh. Rrjedhimisht, gjatë gjithë Qershorit, vendi u furnizua me energji elektrike duke përdorur prodhimin e sforcuar të Kaskadës së Drinit nga KESH-i çka çoi edhe në uljen e ndjeshme të nivelit në Fierzë.

Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës ka zbritur në 272 m ndërsa prurjet janë tejet të ulëta. KESH-i tashmë prodhon për nevojat e OSHEE-së vetëm duke shfrytëzuar sasinë e prurjeve natyrale, me synim të mos ulë më tej nivelin e Kaskadës.

Për shkak të rritjes së konsumit, nisur edhe nga temperaturat e larta atmosferike, OSHEE është detyruar që të shtojë sasinë e importit të energjisë, me synim garantimin e furnizimit të konsumatorëve. Përtej sasisë së kontraktuar në fund të periudhës së drejtimit nga administratori teknik, OSHEE ka hapur procedurën edhe për një sasi shtesë të energjisë nga importi për muajin Korrik në masën 112 000 MËh. Kryeja e importeve në kushtet e thatësirës së tejzgjatur dhe nivelit të ulët të Kaskadës që pamundësonmbulimin e ngarkesës së pikut, bën qëedhe çmimet e importit të jenë të pafavorshme për OSHEE-në.
 
OSHEE, po shfrytëzon kështu fondet e saja për të garantuar mbulimin me energji të konsumatorëve në kushtet kur KESH-i nuk mund të sforcohet më tej për prodhim nga Kaskada”
- thonë më tej burimet.



  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre