'Blerjet e reja nuk e vendosin derbin', Josa: Vllaznia thuajse e ka mbyllur për titullin, te Kukësi s'duhet të kenë pretendime

Kampionati shqiptar ka hyrë në një fazë delikate ku tashmë çdo humbje mund të kushtojë shumë, ndërsa qartë duken edhe favoritët. Xhiro e 15 e Superligës do të luhet këtë mesjavë, me derbin Partizani-Tirana, që është i programuar të enjten. Sipas Mirel Josës, ish-trajnerit të disa skuadrave në Superligë, mes tyre edhe Tiranës, derbin do ta vendosin episodet:

“Dëshira nga të dyja skuadrat nuk do të mungojë për ta fituar ndeshjen, por do ta vendosin episodet që do zhvillohen gjatë 90 minutave. S’mund të them se 2-3 lojtarët që kanë ardhur tani te skuadrat respektive do të bëjnë diferencën. Këtë aftësi do ta ketë grupi dhe mënyra se si do të konvertohet ky grup për t’ia arritur qëllimin.”

Edhe pse kanë mbetur në total 22 javë kampionat, sipas Josës Vllaznia tashmë e ka vënë një dorë të titulli kampion, pasi 9 pikë diferencë me skuadrat ndjekëse janë shumë.

“Ka qenë skuadra më me shumë stabilitet dhe kush e ka këtë veçuri fiton. Unë marr shembullin tim kur drejtoja Skënderbeun. Skuadra kishte 9-10 pikë diferencë, ndërsa rivalët thonin akoma s’ka mbaruar kampionati. Mir, më falni, po skuadrat e tjera do t’i fitojnë të gjithë ndeshjet.”

Ecuria negative prej 4 humbjesh radhazi te Kukësi nuk i bën shumë përshtypje Josës. Kjo pasi sipas tij pretendimet e klubit janë të larta në raport me futbollistët që ka në dispozicion.

“Rezultate jo të mira të cilat kanë ardhur si pasojë e pretendimeve të mëdha në raport me lojtarët që kanë në organikë. Te Kukësi madje ka patur shumë ndryshime, qoftë te stafi teknik, qoftë te lojtarët në krahasim me sezonin e kaluar.”

Përsa i përket javës së 15 të Superligës të mërkurën do të luhen Apolonia-Kukësi, Bylis-Vllaznia, Kastrioti-Teuta dhe Laçi Skënderbeu.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës