Këngëtari i njohur Blero do të ndërmarrë një iniciativë të re në karrierën e tij. Ai pritet të hedhë së shpejti në treg linjë mode, duke u bërë kështu i pari artist që realizon diçka të tillë.
Në një intervistë për faqen “Telegraf” këngëtari shprehet mjaft i emocionuar për këtë iniciativë të re.
“Unë jam duke punuar në linjën time personale të modës. Do të jetë një linjë e plotë nga këpucët e deri te kapelet. Jam artisti i parë që do të bëj diçka të tillë dhe ndihem mjaft i ngazëllyer për projektin”,-ka thënë Blero.
Këtë sezon veror ai ka publikuar dy këngë të reja si “Summer Love” dhe “Ajo apo Ti”.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com