Blerta Zhegu, botës i vjen një tjetër këngëtare e operës nga Shqipëria 

Blerta Zhegu, botës i vjen një tjetër këngëtare e operës nga Shqipëria 

Sopranoja Blerta Zhegu

Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu ka tërhequr vëmendjen e kritikës italiane. Ajo ka performuar këtë fundjavë, në skenën e Teatrit Goldon në Itali ku interpretoi në rolin e Musettës, pjesë nga vepra operistike “La Boheme”. Pas yjeve Ermnonela Jaho dhe Saimir Pirgu, duket se botës i vjen një tjetër këngëtare e operës nga Shqipëria. Ajo është Blerta Zhegu, një tjetër shqiptare, emri I së cilës po lakohet nga kritika si një ndër zërat operistikë më të mirë në Evropë.

Publiku italian e ka duartrokitur sopranon shqiptare, ndërsa teatrot italianë e kanë kërkuar menjëherë për bashkëpunime të tjera gjatë këtij kalendari artistik. “Duke qenë se kisha të bëja me një personazh shumë të njohur për publikun italian si ai i Musettës në “La Boheme” mu desh të evidentoja cilësi të tilla si eleganca, kokëfortësia apo sensualiteti që përbëjnë pikërisht sharmin e saj”, tregon sopranoja për një nga mediat italiane.

Zhegu është njohur fillimisht në Itali, ku jetoi dhe hodhi hapat e parë pas përfundimit të shkollës shqiptare, por prej tre vitesh ajo është bërë pjesë e skenave operistike në Francë, ku konsiderohet si një yll I ri I operas në ngjitje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër