Bletë për të matur ndotjen
e ajrit në aeroporte

Bletë për të matur ndotjen<br />e ajrit në aeroporte
Një zonë me bimë rreth aeroportit të Hamburgut është bërë shtëpia e pazakontë e qindra mijë bletëve, të cilat përdoren për të matur nivelin e ndotjes nga Agjensia e Fluturimeve Europiane Airbus. Duket se jeta e bletëve vazhdon me ritëm të qetë në kosheret jeshile pavarsisht zhurmës së avionëve që fluturojnë aty pranë. Kosheret janë nën kujdesin e bletërritësit Eberhard Schaedlich, dhe kolonia e bletëve në të përdoren për arsye studimore falë iniciativës së Airbus për të matur ndikimin e punës së saj në mjedis.

Duke fluturuar në një zonë prej 12 kilometra katrorë, bletët mbledhin nektarë nga të gjitha zonat përreth aeroportit, duke mundësuar informacion të vlefshëm biologjik për praninë e përmbajtjeve metalore dhe dopozitave kimike në zonën përreth. Procesi quhet biomonitoring, ku mjalti i prodhuar prej bletëve analizohet në laboratore për nivelin e kimikateve, dhe deri më tani ndotja e mjedisit përreth aeroportit nuk ka qenë asnjëherë mbi normën e lejuar.

Shefi i përkujdesit të natyrës nga Airbus në Hamburg, Volker Hase, tregon se ndihet shumë krenar për punë e bërë në këtë projekt 5 vjeçar dhe shprehet se ata kanë patur mbështetjen e të gjithë autoriteteve të zonës për të monitoruar këtë aspekt të rëndësishëm të mjedisit. Nga kosheret e bletëve të cilat janë vendosur në dy zona të ndryshme të aeroportit merret rreth 160 kilogram mjaltë në vit.

Bletërritësi Schaedlich i cili më parë pa qenë teknik i Airbus tregon se është i kënaqur me rezultatet e marra nga bletët dhe puna e madhe e kompanisë së tij në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Si një eksperiment për herë të parë ai shprehet i lumtur që ka rezultuar me sukses pasi matjet e tyre kanë rezultuar në parametra normale të aprovuara nga qarkullimi ajror. Mjalti i prodhuar nuk shitet por u jepet klientëve dhe stafit në formë dhuratash.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale