Policia lokale njoftoi mëngjesin e sotëm se Erald Toro, 22 vjeç , lindur dhe banues në Gjirokastër është kapur nga policia pasi kishte blerë një sasi prej 4 kilogramë hashash. Policia është vënë në dijeni për blerjen e sasisë së drogë.
Rreth orës 23.00, në vendin e quajtur “Ish zona Industriale” afër lagjes Zinxhira të qytetit Gjirokastër është konstatuar se Toro transportonte një thes plastmasi ngjyrë të zezë. Në momentin që Policia i ka bërë thirrje të ndalonte ai ka hedhur thesin në një anë muri dhe është larguar me vrap.
Pas disa minutash ndjekje është bërë e mundur kapja e shtetasit që transportonte lëndën narkotike. Pas arrestimit pritet të zbardhet dhe vendi ku u ble droga.
(aq/shqiptarja.com)