KAVAJË- Një person është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi ditën e zgjedhjeve të 14 majit të iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave para me qëllim për të marrin pjesë në votime dhe për të blerë votat. Në pranga ka rënë Klodian Kapedani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
SPAK njofton se është caktuar masa ‘arrest me burg’, e cila është ekzekutuar ditën e sotme. Kapedani mësohet se ka blerë vota për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ku në Kavajë ka fituar zgjedhjet me përmbysje kandidati i Berishës e Metës, Fisnik Qosja ndaj socialistit Redjan Krali.
Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.
Për Partinë japim dhe jetën
PërgjigjuCdo redjan katoliku ne krye te muslimaneve te kavajes?
PërgjigjuBerishe mer vesh kush blen bota, hajt te futim nanje tollum Kavaje tani se te ben derman?
Përgjigju