Një reklamë për një shtëpi në Indonezi është bërë virale në internet pasi gruaja që e shiste atë, ofroi falas një veçori shtesë të pazakontë; dorën e saj për martesë.
Reklama, në pjesën më të madhe lexohet si një listë e zakonshme për shitjen e një shtëpie, duke thënë se prona njëkatëshe ka dy dhoma gjumi, dy banja, një vend parkimi dhe një pishinë.
Por gjithashtu Wina Lias, u propozon burrave beqarë një ‘ofertë të rrallë’ – ‘kush blen këtë shtëpi, mund t'i kërkojë pronares që të martohet me të’.
Krahas fotos së shtëpisë është edhe Wina Lias, një vejushe 40-vjeçare dhe pronare e një salloni bukurie, e mbështetur në një makinë përballë shtëpisë.
Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës japoneze plus gruaja, mund të bëhet e juaja për vetëm 75 mijë dollarë.
Lajmet për ofertën u përhapën shpejt në mesin e përdoruesve të internetit në Indonezi. Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore.
Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.
Komente







