‘Blindohet’ ByPassi i Fierit, kontrolle me radar! Shpejtësia e lartë dhe telefoni, 2457 gjoba për 15 ditë

Çdo ditë rrugët e qytetit të Fierit janë të ngarkuara me trafik. Me mijëra automjete shkojnë drejt bregdetit të jugut apo që kthehen për në vendbanimet e tyre pasi kanë përfunduar pushimet. Megjithëse masave të shtuara në terren, shkeljet e rregullave të qarkullimit nuk kanë munguar. Vetëm gjatë 15 ditëve të para të këtij muaji sipas shefit të rrugores në Fier, Altin Dervishi,  janë vendosur 2457 masa administrative.

“Këtë sezon ka pasur fluks të shtuar automjetesh. Jemi përqendruar në rrugët që kanë dhe fluks më të madh. Shpejtësi teje normave të lejuara, mos mbajtja e kaskave mbrojtëse, parakalim i gabuar. Përveç orarit zyrtar është punuar dhe me orë suplementare”, tha shefi i rrugores Fier,  Altin Dervishi.

Dervishi tha se burim për aksidente bëhen dhe mjetet bujqësore.

“Nuk do të ketë tolerancë për shkeljet. Kam thirrje dhe për fermerët që përdroin mjete bujqësore, të pajisen me lejet përkatëse. Është një nga shqetësimet tona kryesore, se janë bërë shkak shpesh herë të aksidenteve rrugore. Vetëm pushimi i shoferit ka fluksin më të latë të automjeteve”, tha Dervishi.

Monitorimi i vazhdueshëm me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, bëhet me radarë dhe patrulla të lëvizeshe.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve