Blinken bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Blinken bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Albin Kurti, Antony Blinken dhe Aleksandër Vuçiç

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar ditën e sotme biseda telefonike të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku në fokus të diskutimit ka qenë dialogu mes dy vendeve. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kurti shkruan se kanë diskutuar për situatën në Kosovë si edhe për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut ku të arrihet një marrëveshje që të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, ka njoftuar Kurti përmes Tëwtter.

Nga ana tjetër, Presidenca e Serbisë njofton se mes Blinken dhe Vuçiçit është folur për dialogun me Kosovën, ku sekretari i shtetit ka vënë theksin tek domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë. Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiç për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiç prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.

Blinken ka diskutuar me presidentin serb edhe për qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë. Serbia mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen