Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të vihen përpara përgjegjësisë, i bej thirrje Kosovës dhe Serbisë t'i rikthehen dialogut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar fuqishëm sulmet e djeshme ndaj policisë në veri të Kosovës duke u bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut.

Blinken thekson se autorët duhet të vihen përpara përgjegjësisë ndërsa shton se është duke u bërë një hetim transparent.

“Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Blinken përmes një deklarate.

Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian", deklaroi ai.

Kryediplomatit amerikan theksoi, Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni e vlerëson koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe atë të NATO-s, KFOR, “veçmas për të ofruar siguri për civilët në vendngjarje”, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta monitorojë situatën.

Blinken thekson se “Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për koordinimin e afërt të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe misionin e NATO-s në Kosovë, në veçanti për ofrimin e sigurisë për civilët në vendin e ngjarjes.”

“Do të vazhdojmë të përcjellim situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirë,” përfundon Blinken.

Policia e Kosovës u sulmua dje nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 3 serbë ndërsa u arrestuan 6. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Stano: Nëse shtetet e BE-së e shohin të arsyeshme, do të ketë masa edhe ndaj Serbisë

1695312023_peterstanobekosoveserbi.jpg

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nëse shtetet e Bashkimit Evropian e shohin të arsyeshme, atëherë ato mund t’i vendosin masa edhe Serbisë sikurse i kanë vënë Kosovës.

“Janë masa, nuk janë masa kufizuese ndaj Kosovës. Ishin masa që BE-ja i ndërmori si përgjigje ndaj paaftësisë së njërës palë që t’u përmbahet pritshmërive për depërshkallëizm”, ka thënë Stano në konferencë për media. E kemi thënë që nga fillimi, BE-ja ishte shumë e qartë që nga fillimi, përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së, që këto masa janë të përkohshme, dhe ato ose mund të zvogëlohen varësisht zhvillimeve, ose të rriten”, tha Stano.

Stanoja tha se pritet natyrisht që të ketë takime të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel, por kur një gjë e tillë të jetë e përshtatshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët