'Luftë’ në Zveçan, kriminelët serbë vrasin policin, plagosin 3 të tjerë! Kosova merr kontrollin në veri! Sveçla: Ekzekutuam 3 terroristë, 6 të arrestuar

KOSOVË- Një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë ndërsa 3 të tjerë u plagosën të dielën (24 shtator 2023) gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.

Gjithçka nisi rreth orës 02:34 të mëngjesit kur në urën në hyrje të fshatit Banjskë ishin vendosur dy kamionë të tonazhit të rëndë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Tre njësi të policisë që shkuan në vendin e ngjarjes u sulmuan me armë zjarri, përfshirë bombat e dorës dhe armë të tjera të rënda. Autoriretet konfirmuan se mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, dhe dy të tjerë të plagosen. Policia e Kosovës iu përgjigj sulmit dhe arriti të zmbrapste sulmin fillestar për tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë policia konfirmoi se kohë pas kohe sulmohej me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.  

Beteja tek Manastiri i Banjskës
Më pas autoritetet deklaruan se sulmuesit, u vendosën në Manastirin e Banjskës dhe rrotull tij dhe nga atje qëllonin policinë. Edhe Dioqeza Rashkë-Prizren konfirmoi se në manastir kishin hyrë persona të maskuar e të armatosur ndërsa në tempull ishin dhe pelegrinë

“Dioqeza është shumë e shqetësuar pasi sipas informacioneve të fundit, një grup personash të armatosur, të maskuar kanë sulmuar Manastirin e Banjskës me një automjet të blinduar, duke hyrë në portën e mbyllur të manastirit. Aktualisht në manastir ndodhet një grup pelegrinësh nga Novi Sadi së bashku me igumenin At Danilon me vëllazëri monastike. Për siguri, vëllazëria dhe pelegrinët e manastirit janë mbyllur brenda dhe tempulli i manastirit është gjithashtu i mbyllur. Njerëz të maskuar të armatosur lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh”, thuhet në këtë njoftim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i përshkroi sulmuesit e armatosur si një njësi e organizuar profesionale, që kishin ardhur për të luftuar në Kosovë.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore.Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Kanë ardhur të luftojnë, të destabilizojnë.  I ftoj të dorëzohen.  " deklaroi kryeministri Albin Kurti në një konferencë për median mesditën e sotme duke treguar dhe foto të sulmuesve dhe mjeteve të rënda.

Përgjatë gjithë ditës ka pasur shkëmbim zjarri mes sulmuesve dhe policisë.

Rimarrja e kontrollit, Vriten 3 sulmues
Rreth orës 17:00 u mësua se njësitë speciale të Kosovës kishin arritur të hynin në manastir, ndërsa dy orë më pas Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një prononcim për gazetarët tha se situata ishte vënë nën kontroll dhe se gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë 3 sulmues. U arrestuan 6 persona, dy prej të cilëve të plagosur që ishin me uniforma dhe të armatosur. Katër të tjerë u gjetën me radiolidhje, që sipas policisë dyshohet se ishin në kontakt me grupin sulmues. Gjithashtu u zbuluan edhe një sasi e madhe armatimi, përfshirë eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime e pajisje për barrikada.

"I gjithë territori i vendit është vendosur nën kontroll. Ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë edhe më i madh, këto do ti zbulojmë dhe faktojmë me kohë. Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist. ”- tha Sveçla. 

Ministri i Brendshëm por dhe kryeministri Albin Kurti në orët e vona të mbrëmjes konfirmoi se opereacioni nuk kishte ndalur por do të vijojë. 

“Kërkimet vazhdojnë, ende kemi shumë zyrtarë policorë në krye të detyrës, që hetojnë rrethanat e rastit. Besoj se edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojmë. Aksioni do të zgjasë sa do të jetë e nevojshme, secili individ që ka marrë pjesë në sulm, secili individ që seriozisht ka vepruar kundër integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, do të jetë subjekt i përndjekjes deri në fund. Nuk do të ndalemi”, shtoi Sveçla

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim” shkruajti Kurti në platformën "X" në orët e vona të mbrëmjes.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe një polic i Kosovës.  Po kështi drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi tha se në mbrëmje një pjesëtar i policisë së Kosovës kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte copa predhash në bark.

Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të  armatimit të llojeve të ndryshme.

Kosova bën përgjegjëse Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat mesditën e sotme tha se grupi i armatosur ka ardhur të luftojë dhe bëri thirrje të dorëzohen.

"Kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. Ne nuk duam luftë ne duam paqe. Dhe paqja do bëhet kur këta mbi 30 persona ti dorëzohen policisë. Kemi të bëjmë me banda të kontrabandës. Këto janë formacioni profesionistë, ushtarake a policore dhe u takon ekspertëve të vlerësojnë se ça janë këto uniforma"

Autoritetet kosovare thanë se sulmi ishte realizuar me mbështetjen e shtetit serb dhe se kishte qëllim destabilizim.

"Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi' tha Sveçla në mesditë

"Bëhet fjalë për një strukturë mercenare e cila është përkrahur, politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar" deklaroi Kurti.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin. Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë” deklaroi presidentja Osmani në një reagim paraditen e sotme.”

Beogradi ben me faj Kurtin

Në Beograd Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.

Vuçiç  dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin. 

"Kurti është organizator i kaosit në veri" tha ai.

I pyetur nga gazetarët se nga i siguruan serbët lokalë uniformat me të cilat shiheshin në fotografi, Vuçiç tha se ato “nuk janë uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë serbe”. Uniformat blihen kudo në treg, tha ai.

Rriten tensionet, SHBA e BE e shqetësuar

Ngjarja mund të rrisë tensionet mes Kosovës e  Serbinë, në një periudhë përpjekjesh të vështira për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Në orët e mbrëmjes, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku ka bërë thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe qëndrueshmërisë.

 Në një komunikatë të zyrës së tij, mësohet se Borrell “përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në manastirin e Banjskës, që të largohen të sigurt.

SHBA e BE dënuan sulmin dhe kërkuan që autorët të dalin sa më parë para drejtësisë. Nga ana tjetër Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e dënoi vrasjen dhe tha se po ndjek nga afër situatën në Banjskë.

Edhe Tirana zyrtare reagoi dhe dënoi sulmin, ndërkohë kryeministri Edi Rama i bëri thirrje BE-së të marrë masa që të mos përshkallëzohet siituata.

Disa rrugë lokale dhe dy pika kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, u mbyllën gjatës ditës ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie, në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Gjashtë të arrestuarit e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës akuzohen  për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:37
Kosovë/ Kurti: Operacioni vijon, u konfiskuan qindra armë dhe municione! Po bashkëpunojmë me KFOR e EULEX

1695591663_6472520wwxZIviDP.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkruan në platformën ‘X’ se operacioni kundër terroristëve të armatosur në Zveçan është në vijim dhe se janë konfiskuar qindra armë dhe municione.

Ndër të tjera Kurti shton se Policia e Kosovës  mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim” ka shkruar Kurti

Ora 22:58
Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës: Edhe një polic i Kosovës kërkoi ndihmë mjekësore, kishte copa predhash në bark

1695589129_dokt.jpg

Në një intervistë për Klan Kosovën, drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi tha se në mbrëmje një pjesëtar i policisë së Kosovës ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas saj ai kishte copa predhash në abdomen (bark) të cilat i janë larguar me operacion. Ajo bëri me dije se polici është jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e mbrëmjes ka ardhë edhe një pjesëtar i policisë me copa të predhave në pjesën e abdomenit dhe është ndalur në spitalin tonë dhe porsa është kryer ndërhyrja operative ndaj tij dhe operacioni është kryer me sukses, janë larguar ato copat e predhave. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Edhe dy të tjerë kanë qenë poashtu me lëndime të lehta dhe pas marrjes së terapisë dhe ndihmës së parë janë liruar për kujdes shtëpiak”, tha Zhubi.

Ora 22:50
Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Kandiç: Vuçiç të tregojë se kush i organizoi barrikadat

1695588526_kandic.jpg

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiç, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që të tregojë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbët që i vendosen ato në veri, gjithashtu ku i morën armët dhe uniformat.

Këtë gjë ajo e ka shkruar në platformën e saj X, ish-Twitter.

Ajo tha se në momente të tilla nuk është normale që Vuçiç të përsërisë që Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Në këtë moment nuk është normale që Vuçiqi të përsërisë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ai duhet t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët”, ka shkruar ajo.

Ora 22:50
Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri të Kosovës

1695575206_svelca.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka indikacione se numri i sulmuesve të vrarë është edhe më i lartë.

Deri më tani Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre sulmues të grupit kriminal janë vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla, theksoi se aksion në atë anë do të vazhdojë për sa kohë është e nevojshme.

“Ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë edhe më i madh, këto do ti zbulojmë dhe faktojmë me kohë”, u shpreh Sveçla.

“Aksioni do të zgjasë sa do të jetë e nevojshme, secili individ që ka marrë pjesë në sulm, secili individ që seriozisht ka vepruar kundër integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, do të jetë subjekt i përndjekjes deri në fund. Nuk do të ndalemi”, shtoi ai.

“Ka dokumenticione ruse në disa nga veturat e zbuluara”.

“E di se ajo zonë është e vështirë me plot kodra e male me një territor jashtëzakonisht reliev të ashpër. Mundësia e këtyre terroristëve për t’u fshehur në këto male është e madhe”.

“Kërkimet vazhdojnë, ende kemi shumë zyrtarë policorë në krye të detyrës, që hetojnë rrethanat e rastit. Besoj se edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojmë”.

Ora 22:49
Të veshur me uniforma ushtarake, dalin pamjet e dy serbëve në duart e Policisë së Kosovës

1695588468_kosove.jpg

Sot gjatë ditës janë arrestuar dy sulmues të armatosur me armë të gjata dhe municion lidhur me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Tashmë janë publikuar fotografitë e tyre ku shihen të arrestuar nga policët e Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh.

Ora 22:20
Gjashtë të arrestuarit për sulmin në Veri të Kosovës dërgohen në paraburgim 48 orë, këto janë akuzat

1695573467_tearrestuar.jpg

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje për 48 orë gjashtë persona të persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ , ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, Prokuroria ka bërë me dije se janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të  armatimit të llojeve të ndryshme.

“Prokuroria Speciale i shpreh ngushëllime familjes së Policit të vrarë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion iu uron shërim të shpejtë. PSRK, thekson se hetimet nga vendi i ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante përgjegjëse.Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të ndaluarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftim, raporton Express.

Komunikata e plotë

Prishtinë, 24 shtator 2023 –  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se që nga marrja e informatave të para lidhur me sulmin e ndodhur në mëngjesin e sotëm, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i PSRK-së për të mbikëqyrur aksionin e sotëm.

Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të  armatimit të llojeve të ndryshme.

Prokuroria Speciale i shpreh ngushëllime familjes së Policit të vrarë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion iu uron shërim të shpejtë.

PSRK, thekson se hetimet nga vendi i ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante përgjegjëse.

Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të ndaluarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ora 22:18
Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

1695586718_904.jpg

Ish-shefi i AKI-së (Agjencia e Kosovës për Inteligjencë), Bashkim Smakaj, ka thënë se sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë, ku si pasojë u vra një zyrtar policor.

Smakaj, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, mes tjerash theksoi se ky grup i armatosur është munduar që ta fus një element të rrezikshëm që shteti i Serbisë e përdorë vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, e që sipas tij është kisha ortodokse serbe.

“Ky është një operacion konkret i planifikuar. Gjitha veprimet që i kemi parë bëjnë me kuptu që ky është një operacion i planifikuar gjatë, nuk është një operacion i rastit, veprimi dhe sulmi ndaj uniformave është i përzgjedhur, vendosja e barrikadave dhe koha e vendosjes është ka qenë shumë e qartë se konfrontimi do të jetë me zyrtarë të shtetit dhe më pas strehimi në manastir që me involvu një reagim jashtëkontrollit. Mobilizimi është më i thellë, grupi i organizuar, veprimet janë të koordinuara, janë munduar me fut një element të rrezikshëm që në arenën ndërkombëtare Serbia vazhdimisht e ka përdorur, elementin e kishës ortodokse serbe. Çfarëdo veprimi që do të kishte ndodhur jashtë kësaj si ka reaguar Policia e Kosovës, ne do të ishim në një situatë të pafavorshme, në aspektin edhe të arsyetimit ndërkombëtar”, u shpreh Smakaj/ KlanKosova

Ora 21:54
FOTO/ Granata, mitralozë, kallashnikovë, shikoni arsenalin e armëve që gjeti policia e Kosovës nga grupi terrorist në Banjskë

Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa vende e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tyre, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj.

 

Ora 21:43
Prokuroria e Kosovës: Janë ndaluar 6 persona, dyshohen për vepra terroriste

1695584656_poro.jpg

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar gjashtë persona për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, të cilët akuzohen për disa vepra penale, pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit. Një ndër to është për vepra terroriste.

“Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, këto janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.

Prokuroria deklaroi se nga aksioni i sotëm i Policisë janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.Të ndaluarit do të mbahen nën vëzhgimin e policëve për 48 orë.

Ora 21:20
Osmani: Në nderim të vrasjes së policit, Kosova shpall ditë zie shtetërore datën 25 shtator

1695583203_vjosa.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që data 25 shtator do të shpallet si ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri.

Protokolli gjithashtu do të ndërmarrë të gjitha veprimet për këtë vendim.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ora 19:51
Ndizen qirinj në Kosovë në nder të dëshmorit Afrim Bunjakun! Të pranishëm qindra qytetarë si dhe ambasadori shqiptar Minxhozi

1695577891_d8cfd0cdf2ac47cbaff168006a919cc8.jpg

Janë ndezur qirinj për policin e vrarë në krye të detyrës, Afrim Bunjakun.

Në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm ishin edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Ora 19:48
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Kurti: Formacioni terrorist i përkrahur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi

1695055092_albinkurtikosoveserbi.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth sulmeve në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë një zyrtar policor, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Ai ka thënë se nga ato që ka mësuar deri tani, bëhet fjalë për një strukturë mercenarë e cila është përhapur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar.

“Urojmë që ky të jetë i fundit në këtë rrugën e vështirë për ligj e për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur edhe për numrin e të arrestuarve, por ai ka thënë se është Policia e Kosovës ajo që informon për të dhënat nga terreni.

“Kemi të plagosur dhe 3 të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar. Procesi në vijim do të na japë të dhëna se kush saktësisht janë këta dhe kush janë urdhërdhënësit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës. Nga ato që kemi mësuar deri më tani që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal i cili ka planifikuar gjatë këtë që kanë kryer sot… Bëhet fjalë për një strukturë mercenare e cila është përkrahur, politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Ora 19:11
Përgjaket veriu i Kosovës, Sveçla: Terroristët serbë erdhën super të armatosur, ja çfarë sekuestruam në Manastir

1695575206_svelca.jpg

Xhelal Sveçla ka zbuluar për mediat se çfarë ka arritur të sekuestrojë policia e Kosovës nga 30 serbët që u ngujuan në Manastir pasi vranë policin Afrim Bunjakun.

Sveçla tha se janë sekuestruar armatura të rënda, eksploziv, uniforma, logjistikë si dhe qindra pajisje për barrikada. Ministri theksoi se pajisjet ishin për qindra sulmues të tjerë.

“Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit.”- tha Sveçla.

Ora 19:10
Svelça: Aksioni i policisë vazhdon! Në manastir po identifikohen pelegrinët nëse janë të infiltruar me grupin terrorist

1695575206_svelca.jpg

Ministri i Brendshëm në Kosovë Xhelal Svelça në një intervistë për mediat tha se policia e Kosovës po kryen kontrolle ne çdo cep të manastirit të Banjëskut. Sipas Svelçës aksioni vazhdon.

‘Policia e Kosovës është në çdo cep të Manastirit. Po identifikojmë pelegrinët, nëse ka të infiltruar nga terroristët. Ky nuk është cilësim i imi por është një grup terrorist. Aksioni vazhdon.’- tha Svelça.

Ora 19:06
Sveçla: Policia e Kosovës nxori 30 serbët të armatosur nga manastiri! Ekzekutuam 3 terroristë, arrestuam 6 kriminelë, 2 prej tyre të plagosur

 

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për gazetarët për situatën e rëndë që është duke ndodhur në veri të Kosovës.

Sveçla tha se janë vrarë 3 kriminelë serbë, janë arrestuar 6 ndërsa janë plagosur 2 prej tyre.

Ndërkohë, Sveçla u shpreh se janë nxjerrë 30 serbët e ngujuar nga Manastiri, ndërsa thotë se ishin jashtëzakonisht të armatosur.

“I shpreh ngushëllimet më tëe sinqerta e të thella, familjes, shokëve dhe kolegëve të Afrimit dhe qytetarëve të Kosovës. Pas kësaj, përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme dhe profesionale, për një kohë të shkurtër vendosën të gjithë territorin në kontroll. Me këtë rast, ne kemi 6 të arrestuar 2 nga ata të plagosur.

Si dhe 3 së paku, sulmues të vrarë.

Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”- tha Sveçla.

Ora 18:59
Mediat: Policia e Kosovës shoqëron në polici 49 pelegrinë

1695573305_manastiriibanjskes.jpg

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës 49 pelegrin, për t’i verifikuar dhe testuar për parafinë.

Burime të Indeksonline kanë thënë se 49 pelegrinëve do të iu bëhen testet për gjurmë të armëve, nëse ata kanë përdorur armatim gjatë sulmeve të sotme ndaj Policisë së Kosovës.

Këta pelegrinë ishin në manastir të Banjësk gjatë përleshjes me Policinë e Kosovës.

“Pasi të testohen do të merren masa të nevojshme ndaj pelegrinëve ”, ka thënë ky burim.

Ora 18:31
Kryeministri Kurti shkon te shtëpia e policit që u vra në detyrë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, së bashku me Drejtorin e Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kanë shkuar për ngushëllime te shtëpia e policit të vrarë, nga grupi i organizuar kriminal në veri të vendit.

Ora 18:27
VIDEO/ Policia kryen kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit

 

Policia kryen kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit  ku situata mbetet e tensionuar dhe sulmet me armë zjarri nga grupe të armatosura rëndë me veshje ushtarake dhe të maskuar vijojnë në drejtim të policisë së Kosovës.

Deri tani flitet për 1 polic të vrarë, Afrim Bunjaku, dhe 3 pjesëtarë të njësitit të policisë së Kosovës të plagosur. Nga pala e sulmuesve janë 3 të vrarë, 5 të arrestuar mes tyre një sulmues.

 
Ora 18:25
Përplasjet në veri/ Dalin FOTOT e njërit prej sulmuesve të arrestuar nga Policia e Kosovës

Një nga personat që u arrestuan sot për sulm ndaj Policisë së Kosovës është dërguar në stacionin policore nga efektivët e policisë së Kosovës. Mediat kanë publikuar foto edhe të shoqërimit të rij në polici. Gjithashtu, bilanci i të eliminuarve të formacionit terrorist në rrethinë dhe afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Kosovës, ka arritur në tre.

Mediumi “Klan Kosova” ka raportuar se Njësia Speciale e Kosovës tashmë veçse ka depërtuar në vendndodhjen e këtyre forcave të armatosur dhe ka hyrë në Manastirin e Banjskës nga ku po operonin kjo bandë. Raportime të tjera (ende të pakonfirmuara) thonë se tashmë njësitet speciale "e kanë marrë nën kontroll" zonën rreth Manastirit.

Ora 17:59
Përgjaket veriu i Kosovës, burime të policisë së Kosovës: 8 serbë të vrarë, 6 të arrestuar

1695551515_kev.jpg

Burime nga policia e Kosovës informojnë se janë 8 serbë të vrarë ndërsa 6 janë arrestuar.

Ora 17:36
Përgjaket veriu i Kosovës, Osmani mesazh policëve: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm forcojnë vendosmërinë për misionin tonë

1695569800_3808253148565380458307361092317076087388738n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Osmani shkruan se terroristët serbë nuk e zmbrapsin Kosovën, vetëm forcojnë vendosmërinë e tyre në misionin fisnik.

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

Të gjithë bashkë me një mesazh:

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

Kosova është e përjetshme”- shkruan Osmani.

Ora 17:24
Tensione në veri, Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë brenda Manastirit të Banjskës

1695558642_ushtarserb.jpg

Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Sipas Klan Kosovës, ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ora 16:57
Policia e Kosovës e konfirmon vrasjen e tre sulmuesve në veri, arrestohen 4 serbë! Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos dhe një polic

1695551015_kosove.jpg

Në fshatin Banjska situata e sigurisë mbetet e tensionuar dhe sulmet me armë zjarri ndaj policisë vijojnë me të njëjtin intensitet njoftoi policia e Kosovës përmes një deklarate për shtyp të orës 17:00.

Ndër të tjera njofton se janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur

Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur dhe një polic tjetër konfirmon policia.

Njoftimi i plote i Policise

Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.

Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të  kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ora 16:53
Sveçla: Lavdi Heroit Afrim Bunjaku! Zotohemi që lufta për rend, ligj e siguri në veri të Kosovës s’do ndalet

1695567262_xhelalsvela.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë një reagim për policinë e vrarë në detyrë, Afrim Bunjaku. Sveçla thotë se luftën për ligj e siguri në veri të Kosovës nuk do të ndalet.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.

Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!”- shkruan Sveçla.

Ora 16:39
‘Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri’, Kosova solidarizohet për policin e vrarë në veri të Kosovës

1695566388_ffdfd.JPG

“Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”, me këtë parrullë Kosova solidarizohet për policin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjakun.

Efektivi i policisë u vra sot nga një grup kriminelësh serb në Zveçan.

Ora 16:34
I veshur me uniformë të Njësisë Speciale Serbe 'Kobra', publikohet fotoja e njëri prej sulmuesve serbë të vrarë në veri të Kosovës

1695565979_kufome.jpg

Është publikuar foto e njërit prej sulmuesve serb të vrarë nga policia e Kosovës, i cili duket me uniformë të Njësisë Speciale Serbe 'Kobra'. Sulmuesi serb dyshohet se është vrarë me snajper në kokë, ndërsa në krah ka edhe kallashnikovin. 

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se deri më tani dyshohet se janë vrarë 7 nga 30 sulmues serbë në veri të Kosovës. Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72. 

Ora 16:31
Vrasja e policit në Zveçan, dyshohet se deri më tani janë vrarë 7 prej sulmuesve serbë! Grupi i armatosur përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72’

1695565979_kufome.jpg

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se deri më tani janë vrarë 7 nga 30 sulmues serbë në veri të Kosovës.  Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72. Ende nuk ka një konfirmim nga policia e Kosovës për këto të dhëna të fundit.

Ora 16:14
Vrasja e policit në Zveçan, mediat: Shkon në 3 numri i sulmuesve serbë të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit

1695558684_ushtarserbzvecan.jpg

Ka shkuar në tre numri i sulmuesve të vrarë në Basnjkë të Zveçanit.

Media Klankosova.tv raporton se edhe është gjetur trupi i pajetë i një tjetër sulmuesi serb.

Deri më tani, policia ka konfirmuar vetëm një vrasje.

Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Ora 16:11
Vrasja e policit në veri të Kosovës, xhaxhai i tij: Krenari është ta mbrosh çdo pëllëmbë të shtetit tonë, do e mbrojmë me çdo pikë të gjakut

Gani Bunjaku, xhaxhai i policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, ka kërkuar që deklarata e djalit të tij, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, të mos keqinterpretohet, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka quajtur hero policin e ndjerë, Afrim Bunjaku, për të cilin tha se e ka ndier veten krenar që i ka shërbyer vendit të tij. Bunjaku falenderoi institucionet për kujdesin dhe ndihmën ndaj familjes së tyre.

“Falenderoj shtetin se është interesuar me na 'zvogëlu dhimbjen' dhe me na ndihmu në çdo mënyrë. Jam falenderues ndaj gjithë atyre që vijnë dhe na ngushëllojnë”, tha fillimisht Bunjaku.

Ai kërkoi që deklaratat të mos keqinterpretohen, teksa e quajti krenari mbrojtjen e sovranitetit.

“E pashë se i intervistuari ka qenë djali im, e pashë se shumë njerëz po e keqinterpretojnë. Le të merret për bazë statusi që ka bërë në Facebook. Krenari është ta mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti tonë që me vonesë e kemi fituar dhe ta mbrojmë me çdo pikë të gjakut”, tha Gani Bunjaku.

Ai ka treguar edhe për bisedat që ka pasur me të ndjerin, Afrim Bunjakun, për të cilin tha se ka shkuar me krenari në shërbim të atdheut.

“Jam xhaxhai më i vogël i tij. Shpeshherë kam pas kontakte me të kur ka shkuar dhe kam biseduar me të dhe ka thënë se ‘krenar po e ndiej vetën që po shkoj atje dhe po i shërbej vendit tim’ dhe me vullnet ka shkuar dhe faktikisht u vërtetua se edhe Zoti ka dashtë që atë ta shpërblejë me titullin e heroit të Kombit dhe do të jetë hero i Kombit”, tha Bunjaku./koha.net

Ora 16:09
Ambasadori amerikan pas takimit me Kurtin: Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai ka thënë se janë thellësisht të shqetësuar për situatën.

“Nuk mund të themi diçka më shumë se ajo që e kemi thënë”, ka thënë ai pas takimit.

Ora 16:09
Sulmi në Veri, BBC: Policia e Kosovës rrethon 30 sulmuesit të armatosur brenda Manastirit

Forcat e policisë së Kosovës kanë rrethuar të paktën 30 persona të armatosur disa orë pasi një polic u qëllua për vdekje në Kosovë sot.

Kryeministri Albin Kurti tha se grupi i sulmuesve ndodhet në një manastir në fshatin verior të Banjskës ndërsa u kërkoi atyre të dorëzoheshin.

Media britanike BBC shkruan se Kurti ka akuzuar Serbinë se mbështet atë që ai e quajti një “sulm terrorist” që gjithashtu solli plagosjen e një oficeri tjetër kosovar.

‘Tensionet janë rritur në Kosovë, pas përleshjeve të dhunshme pas zgjedhjeve të diskutueshme lokale në maj. Bisedimet politike të ndërmjetësuara nga BE, të dizajnuara për të stabilizuar situatën, kanë ngecur.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia – së bashku me aleatët kryesorë të Beogradit, Kinën dhe Rusinë – nuk e njohin atë. Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre. Por nga 1.8 milionë njerëz që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë etnikë dhe vetëm 6% janë serbë etnikë.

Të shtënat e së dielës ndodhën rreth orës 03:00, pasi policia tha se ata arritën në Banjska, afër kufirit me Serbinë, ku ishte raportuar një bllokadë. Oficerët u sulmuan nga disa pozicione të ndryshme me “një arsenal armësh zjarri, duke përfshirë granata dore”, shkruan BBC.

“Ne mund të shohim njerëz të armatosur me uniforma…ata po qëllojnë mbi ne dhe ne po qëllojmë”, tha zyrtari i policisë së Kosovës Veton Elshan për agjencinë e lajmeve AFP përmes telefonit nga Banjska.

Kisha Ortodokse Serbe tha se persona të armatosur kishin sulmuar një manastir në fshat, që ndodhet në Leposaviq, ku po qëndronin pelegrinët nga qyteti verior serb i Novi Sadit.

Ora 15:37
Tensionet në veri të Kosovës, shkon në dy numri i sulmuesve serb të vrarë, 3 serbë të arrestuar në Zveçan

1695551444_serb.jpg

Vritet një tjetër sulmues serb në Zveçan duke thelluar në 2 numrin e viktimave serbë nga shkëmbimet me armë zjarri në Manastir.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy të vrarëve.

Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve. ndërkohë janë arrestuar 3 serbë në Zveçan

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Ora 15:21
Tensione në veri të Kosovës/ Gërvalla reagon ashpër ndaj Borrell: E turpshme, asnjë fjalë kundër terroristëve që vrasin policët

1695561804_kdc.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell për deklaratën e tij lidhur me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku u vra 1 polic dhe 2 të tjerë u plagosën.

Gërvalla tha se asnjë fjalë e Borrell nuk ishte në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe as kundër terroristëve.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke pyetur se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

Ora 15:16
Flet kolegu i policit të vrarë në veri të Kosovës: Si kriminelët na sulmuan në mënyrë tinëzare

Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës në një reagim në rrjetet sociale ka treguar se si ka ndodhur sulmi i sotshëm në veri të Kosovës, ku ishte bashkë me policin që u vra, Afrim Bunjaku.

Shala shkruan se ata janë sulmuar në mënyrë tinëzare nga kriminelët ndërkohë që ishin duke kryer detyrat zyrtare dhe ligjore.

“Sot në orët e para të mëngjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinëzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale.

Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm.

Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve.

Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim.

Le të kujtojmë dhe të nderojmë gjithmonë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën tonë dhe në detyrën tonë zyrtare. Ai do të mungojë shumë dhe kujtimi i tij do të mbetet gjallë përjetësisht në zemrat tona.

Nuk mund te besoj se sot do te ishte ndarja dhe bisedat e fundit!

Me respekt dhe dhimbje të thella! Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës!’- shkruan Shala.

Ora 14:50
Tensionet në veri të Kosovës, polica: Ekzekutohet një nga sulmuesit gjatë shkëmbimit të zjarrit

1695558684_ushtarserbzvecan.jpg

Policia e Kosovës thotë se një prej anëtarëve të grupit të armatosur në Zveçan është vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Grupi i armatosur me mbi 30 persona janë futur në manastirin në Zveçan dhe po sulmojnë policinë e Kosovës e cila i ka rrethuar. Ata janë të armatosur rëndë.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovës”, thuhet në reagim.

Sulmuesit janë të pajisur me armë të rënda.

“Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së”, thuhet më tutje.

“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zone”, theksohet në komunikatë.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit”, përfundon njoftimi.

Ora 13:59
Sveçla: Grupet e armatosura të dirigjuara nga Beogradi! Burimi i sulmit manastiri në Banjska! Po sulmohemi nga pozicione të ndryshme

1695551444_serb.jpg

Ministri I Brendshëm Xhelal Sveçla i quan ‘grupe kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi” ata që sulmuan sot policinë e Kosovës ku mbeti  I vrarë një polic dhe 2 janë plagosur.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile” shkruan ministri në një postim në facebook

Më tej ai thotë se  burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme. Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë”

Ai I bën thirrje të dorëzohen

Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen.

Gjithashtu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre.

Ora 13:47
Vrasja e policit në veri të Kosovës, mbyllet edhe pikëkalimi kufitar Jarinje

1695551515_kev.jpg

Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është mbyllur edhe pikëkalimi i dytë kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje.

Në mëngjesin e së dielës, është mbyllur fillimisht pika kufitare Bërnjak.

Këto dy pika kufitare janë mbyllur disa herë në të kaluarën, në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ora 13:44
Harta/ Ja ku ndodhi vrasja e policit në veri të Kosovës

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një zyrtar tjetër është plagosur dhe një tjetër është lënduar. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen.

Ora 13:35
Kryetari i Parlamentit serb fajëson Kurtin: Përgjegjës për dhunën, është nxituar duke fajësuar serbët

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune, dhe se është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit.

“Gjithçka që ai [Kurti] ka bërë në muajt e fundit, me terrorin brutal që e ka kryer kundër popullit serb, e ka bërë sepse ka dashur përshkallëzim të hapur, dhe sepse ka dashur të shkaktojë dhunë”, është cituar të ketë thënë ai.

Kurti deklaroi se “krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin  e Kosovës.”

Ora 13:34
Grupi i armatosur në Zvecan pjesë e ‘Wagner’? Zv/drejtori i Policisë: Kemi pasur informacione se po lëvizin në Kosovë, asgjë e konfirmuar

1695551444_serb.jpg

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri.

Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha ai.

Ora 13:04
Dalin Fotot/ Ja formacioni i armatosur që vrau efektin në Kosovë, të veshur me veshje ushtarake e autoblinda

Pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, ku një polic humbi jetën ndërsa 1 tjetër u plagos, kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotot e autorëve.

Teksa u ka bërë thirrje autorëve të dorëzohen, Kurti ka zbuluar se grupi prej 30 personash që ka sulmuar makinën e policisë, ka hyrë nga Serbia.

Sipas tij, autorët janë të armatosur dhe lëvizin me mjete autoblind pa targa.

Në pamjet e publikuara, autorët shihen me armë në duar dhe janë veshur me uniforma ushtarake e maska të zeza.  

Ora 13:03
Vrasja e policit në veri, Kurti: Grupi i armatosur nuk është vetëm brenda në manastir, janë edhe rrotull shtëpive në Zveçan

1695551597_kurti.jpg

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka dijeni ca ka brenda në manastir, ku janë vendosur grupi me mbi 30 persona në Zveçan që kanë qëlluar ndaj makinës së policisë, ku vdiq një polic. Kurti tha se me shumë gjasa personat e armatosur janë edhe rreth e rrotull shtëpive në Zveçan.

Nuk e dimë ca ka brenda në manastir. Këto foto janë ca kemi parë jashtë, këta persona me shumë gjasa janë edhe në shtëpitë rrotull, nuk janë të gjithë në manastir.

Ora 12:47
Vrasja e policit në veri, Kurti: Grupi i armatosur ka ardhur të luftojë në Kosovë, paqe do ketë vetëm pasi t’i dorëzohen policisë

1695551444_serb.jpg

Kryeministri Albin Kurti thotë se grupi prej 30 personash që ka sulmuar makinën e policisë, ku mbeti një efektiv i vrarë, ka ardhur të luftojë në Kosovë. Kurti thotë se duan paqe, por do arrihet vetëm nëse ata i dorëzohen policisë, pasi janë të rrethuar në një manastir në Zveçan.

"Kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. Ne nuk duam luftë ne duam paqe. Dhe paqja do bëhet kur këta mbi 30 persona ti dorëzohen policisë. Kemi të bëjmë me banda të kontrabandës. Këto janë formacioni profesionistë, ushtarake a policore dhe u takon ekspertëve të vlerësojnë se ça janë këto uniforma", tha Kurti.

Ora 12:40
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Kurti: Formacion i organizuar dhe i armatosur rëndë në Zveçan, kërkojnë luftë

1695551597_kurti.jpg

Pas vrasjes se policit në Kosovë, Albin Kurti thotë se grupi prej 30 personash është një formacion profesional. Kurti thotë se janë të armatosur rëndë, si edhe kanë autoblind pa targa. Ai tha në konferencë se kanë ardhur për të luftuar e destabilizuar dhe u bën thirrje për t’u dorëzuar.

“Bëhet fjalë për formacion të organizuar, është i armatosur. Janë formacion profesional, janë mbi 30 individë që ka hyrë në Kosovë dhe perimetri është i vendosur rrotull vendndodhjes së tyre. Pak para orës 3 të mëngjesit, ku ri ka pa policia dy kamionë në urën në Zvecan, me bateri ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është  e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur. Përveçse ka bllokuar qarkullimin, ka qenë një lloj përpjekje për të krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për kontrabandë. Me këtë rast kanë ardhur nga zvecan edhe 10 automjete me polic kur e kanë pësuar sulmin. Afrim bonjaku është rreshter i policisë së rendit. Ky është sulm kriminal dhe terrorist. Ka qenë situatë. Kanë ardhur të luftojnë, të destabilizojnë. Kërkoj të dorëzohen”, tha Kurti.

Ora 12:29
Vrasja e policit në Kosovë, Kurti: 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Zveçan, po qëllojnë drejt efektivëve! Të dorëzohen

1695551133_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Në konferencë për mediat, Kurti thotë se 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Aveçan dhe janë autorët që vranë policinë. Kurti tha s epo vijojnë sulmet ndaj policisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje që të dorëzohen.

Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë.

Ora 12:22
Vrasja e policit në veri të Kosovës, mbyllet rruga që çon në fshatin Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën kryesore që të çon në fshatin Banjskë (majtas) prej rrugës magjistrale Prishtinë – Rashkë.

Sipas reporterëve të Radios Evropa e Lirë, trafiku në rrugën magjistrale është i hapur dhe nuk ka shumë njerëz.

Ata kanë thënë se prej këtij udhëkryqi – që njihet si i Ballabanit dhe i cili të çon në Banjskë – po dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Në fshatin tjetër të Zveçanit, Rudarë, janë parë njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Ora 12:18
Vrasja e policit në veri, reagon familja: Afrim Bunjaku vdiq duke mbrojtur integritetit territorial të Kosovës! Kush vdes për atdhe, rilind përsëri

1695541430_afrimbunjaku.jpg

Polici Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës në veri të Kosovës, ndërsa u sulma me armë nga persona të armatosur të cilët dyshohet se janë futur nga territori i Serbisë. Familja Bunjaku ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se polici vdiq në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës, të cilën e bëri me krenari deri në frymën e fundit.

“TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH  PËRSËRI. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Ora 12:10
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Gjendja e policit të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Gjendja e policit të plagosur në veri të Kosovës është jashtë rrezikut për jetë, ka thënë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, pas vizitës që ia ka bërë zyrtarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas vrasjes së ka ndodhur në Banjskë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, veçanërisht atë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Ora 12:09
Vijojnë të shtënat në veri të Kosovës! VIDEO teksa dëgjohen krismat e armës

Të shtëna me armë po vazhdojnë të dëgjohen në veri të vendit.

Në një video të siguruar nga Klankosova.tv dëgjohen të shtëna të cilat dyshohet se nuk janë e një kalibri të vogël.

Kujtojmë se një polic ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.

 

Ora 11:19
Vrasja e policit në veri të Kosovës, gazetari për Report Tv: Përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurisë! Të armatosurit janë ende në manastir të rrethuar nga policia

 

Gazetari nga Kosova, Velhar Isufi ka folur në Report Tv pas situatës së tensionuar në veri, ku një polic ka mbetur i vrarë. Gazetari thotë se ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së thirrur nga Albin Kurti.

Ai thekson se personat e armatosur kanë qenë të maskuar dhe kanë ardhur nga territori i Serbisë në Kosovë dhe kanë qëlluar ndaj makinës së policëve. Gazetari thotë se personat e armatosur janë ende brenda manastirit të Banjskë të Zveçanit dhe janë rrethuar nga policia e Kosovës, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre.

“Sa ka përfunduar mbledhja e këshillit të sigurisë. Shpresojmë se do dalin detaje të reja, ku një polic ka mbetur i vdekur një polic dhe është plagosur një oficer tjetër që është në gjendje stabël, i është larguar predha ku ka qenë i plagosur në dorë. Situata në atë pjesë mbetet e tensionuar. Policia ka mbyllur rrugën që të çon nga Mitrovica e veriut në Zveçan. Dyshohet se persona të veshur me bluza jeshile dhe të armatosur kanë hyrë brenda territorit të republikës së Kosovës dhe janë pozicionuar në manastir. Janë duke qëndruar aktualisht, janë rrethuar nga policia dhe personat e armatosur kanë qëlluar herë pas here. Janë rritur forcat e policisë në atë zonë, KFOR dhe pritet se si do të veprohet më tutje. Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat”, tha gazetari për Report Tv.

Ora 10:22
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Kurti viziton njërin nga efektivët e plagosur në spital! Mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar njërin nga policët që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Kurti shprehet se Alban Rashiti, i cili u plagos bashkë me një tjetër ndodhet në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së në gjendje të mirë shëndetësore.

Kreu i qeverisë bëri me dije gjithashtu se nga ora 10:00, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, shkaku i zhvillimeve në veri ku edhe u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.Tani në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

 

Ora 09:29
Publikohen pamjet nga shtëpia e policit të vrarë në veri

 

Një ambulancë dhe një makinë policie qëndrojnë para shtëpisë së Afrim Bunjakut, policit që  mbeti i vrarë në Banjskë të Zveçanit, në veri.

Rreshteri u vra si pasojë e një sulmi nga persona të armatosur.

Ora 09:28
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Presidenca: Persona të maskuar dje me automjete të blinduara janë futur nga Serbia 15 km brenda territorit tonë

1695537423_policiaekosoves.jpg

Shefi i Stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se persona të maskuar të Serbisë, të cilët kanë qenë me automjete të blinduara janë futur 15 kilometra brenda territorit të Kosovës.

Vela tha se presidenti serb, Alekasandar Vuçiç “i është drejtuar një agresioni të paparë ndaj Kosovës. Ai do të dështojë”.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, një polici i Kosovës pas sulmit me armë.

Ora 09:21
VIDEO/ Vrasja e efektivit në veri të Kosovës, policia dhe KFOR shihen në afërsi të Banjskës

 

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë në rrugën Mitrovicë – Leposaviç, përkatësisht në afërsi të Banjskës. Prania e tyre vjen pas vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku, ndërsa sipas policisë ende po vijon shkëmbimi i zjarrit mes personave të armatosur dhe policisë.

 

 

Ora 09:12
Vrasja e Policit në Kosovë, mbyllet pika kufitare në Bërnjak

Pas vrasjes së policit në veri në komunën e Leposaviçit, është mbyllur pika kufitare në Bërnjak për hyrje nga Serbia.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër nga grupe kriminale.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar të gjithë liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

Ora 09:02
Del FOTO, kush është polici që u vra në veri të Kosovës

1695539051_finalprojekt.00031713.Still080.jpg

Ky është Afrim Bunjaku, polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës, pas një sulmi nga persona të armatosur.  Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter. Ai mbeti i vrarë pas sulmit në Leposaviç, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë bllokuar rrugën me dy kamionë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë.

Ora 08:52
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Haradinaj: Serbia të heqë dorë nga veprimet destabilizuese e luftënxitëse

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës.

Përmes një postim në Facebook. Haradinaj ka shkruar se sulmi ndaj efektivëve të policisë është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Ftoj organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Rendi dhe ligji s’ka alternativë. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!”, ka shkruar Haradinaj.

Ora 08:50
Vrasja e Policit në Kosovë, autorët e armatosur janë futur në një manastir dhe po shkëmbejnë zjarr me patrullat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Kosovës, ku një polic ka mbetur i vrarë pas një sulmi me armë nga person atë maskuar. Policia e Kosovës thotë se janë qëlluar nga grupe të armatosura në vende të ndryshme, ndërsa ende po shkëmbejnë zjarr.

Sipas Klan Kosovës, personat e armatosur që vranë policin janë futur në një manastir në Banjska të Sveçanit, dhe po shkëmbehet zjarr mes tyre dhe policisë.

Zona ku ka ndodhur sulmi
Ora 08:41
Vrasja e policit në Kosovë, Konjufca: Sulm i strukturave të drejtuara nga Serbia! SHBA dhe BE të dënojnë këtë agresion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës. Konjufca tha se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa i bën thirrje SHBA e BE që të dënojnë agresionin.

“Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Ai kërkon që autorët e këtij krimi urgjentisht të sillen para drejtësisë.

Ora 08:31
Vrasja e policit në Kosovë, reagon policia: Shkuam menjëherë në vendngjarje, jemi sulmuar nga grupe të armatosura

1695537394_Screenshot5.jpg

Policia e Kosovës ka reaguar për vrasjen e policit në veri në komunën e Leposaviçit, ku thotë se menjëherë pasi kanë marrë informacion se rruga është bllokuar nga dy kamionë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Në reagimin zyrtar thuhet se grupi i policëve është sulmuar nga grupe të armatosura në disa vendetë ndryshme.

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit  dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Ora 08:28
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Osmani ndërpret vizitën në New York

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, pas ngjarjes së rëndë në veri ku një polic mbeti i vrarë pas një sulmi me armë. Kjo u konfirmua nga këshilltari për media Bekim Kupina.

Kupina tha se Osmani sot do të niset për Kosovë.

“I ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York”, tha Kupina për Klan Kosova.

Ora 08:22
Afrim Bunjaku, polici i dytë që vritet në veri të Kosovës në krye të detyrës

Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, teksa ishte në detyrë.

Efektivi i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të maskuar në Banjskë të Zveçanit. Ata i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Për pasojë, u plagos edhe një person tjetër. 

Bunjaku është polici i dytë që vritet në veri të Kosovës, ndërsa në vitin 2011 Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrrisë ra në krye të detyrës. Ai u vra më 26 korrik 2011, gjatë aksionit të forcave të republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit.

Ora 08:03
Vrasja e policit në Kosovë, dy kamionë bllokuan rrugën Mitrovicë- Leposaviç dhe persona të maskuar qëlluan në drejtim të makinës së policisë

Polici Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë në veri të Kosovës, pas një sulmi me armë. Klan Kosova shkruan se persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Për pasojë, mbeti i vdekur polici Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.

Ora 07:54
Osmani për vrasjen e policit në veri: Sulm ndaj Kosovës, e orkestruar nga Serbia

1695534988_1693821339vjosaosmani.jpg

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës. Osmani tha se vrasja dhe plagosja e një polici në veri është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”.

“Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Më tej, ajo tha se pret që aleatët e Kosovës ta mbështesin vendin në përpjekjen për të vendosur rend e ligj në çdo pjesë të Republikës.

“Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”.

“Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë”.

“Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës”, tha Osmani.

Ora 07:52
EMRI/ Ky është polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. 

Klan Kosova shkruan se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 25/09/2023 10:11

    Borrell-Lajçak-Eskobar,treshja qe lobon per Aleksandarin e Beogradit nuk ju mbetet tjeter te bejne tani vetem te therrasin Aleksandarin ne Bruksel apo Washington per ta dekoruar me medaljen me te larte qe disponojne,edhe per faktin se ky birbua strehon ne spitalin serb dy terroriste te plagosur nga policia Kosoves. Cfare turpi dhe pisllek eshte kjo treshe luftenxitesish te korruptuar nga Moska.

    Përgjigju
  • patrioti: 24/09/2023 20:44

    formoje asosacion o kurti o debil,,,se po vriten njerezit kot...ato jane komuna me shumiice serbe...ka te drejte vicici.policia te jete serbe..

    Përgjigju
    • Lexues: 25/09/2023 09:06

      O pastiçier, Vuçiçi le ta formoje ne Presheve asosacionin e komunave shqiptare qe ekzistojne atje prej 2500 vitesh. Dihet qe “shumica” serbe ne Veri eshte sajuar ne fund te luftes se Kosoves duke grumbulluar serbe nga çdo cep i Kosoves. Qellimi dihet: ndarja e Kosoves dhe marrja e pasurive te Trepçes.

    • @patriot:: 25/09/2023 07:50

      Gjysma e Maqedonisè dhe Malit tè Zi, èshtè shqiptare, deri nè Athinè i ke shqiptarè, Medvegja dhe Bujanovci èshtè shqiptare,,,çfarè deshe tè thuash o hajdar "patriot"?

  • Mario: 24/09/2023 20:37

    e qarte kapen 30 vriten 3 plagosen 2 arrestohen 6 rezultati 41 kush eshte Ali komiku apo pinoku ketu

    Përgjigju
  • Bledi: 24/09/2023 18:11

    Pse nuk vepron shteti shqiptar , e kemi detyrim ne kushtetute per ti dalur pwr Zot atdheut tone Kosoves . Turp Turp Turp

    Përgjigju
    • e rama: 24/09/2023 20:50

      po ik ti nisu i pari ça na çan menderen ktu me komente patriotike.

  • Turi: 24/09/2023 18:11

    Pse i arestoni. 1 qen vetem arestoni te dal e verteta te tjeret ne hedhe

    Përgjigju
  • Nardi: 24/09/2023 18:10

    Vritini ato terroriste serbe, biles futuni brenda kufirit serb dhe asgjësoni kedo qe ju del para. Kjo eshte agjenda e poshtër e Soros&Co , përkrahin kriminelet Serb dhe dënojnë Kurtin e Kosovën. Turpi me i madh qe nuk nisen njesit speciale te ushtrisë shqiptare dhe Renea atje ne Mitrovice per ti dale ne krahë vëllezërve kosovare qe kane 2 shekuj qe jane vrare dhe prere nga raca e ndyre Serbe.

    Përgjigju
  • Mario: 24/09/2023 18:07

    Ka video ku jane regjistruar te flasin rusisht dhe ne manastir ka pengje

    Përgjigju
  • Shqiptari: 24/09/2023 17:41

    Mos arrestoni asnje, direkt plumbin ballit. Ata qe nuk vriten sot do jene prap ushtare neser

    Përgjigju
  • Bekim: 24/09/2023 17:37

    Akoma me e turpshme te identifikosh sulmin terrorist te regjimit te Beogradit si produkt te "krizes" mes "paleve" duke akuzuar, si injorant qe eshte, edhe Kosoven per autoresi te sulmit, e per me teper edhe si fajtore ne rast te nje konflikti! Edhe me e rende qe ndersa ne rastin e rrembimeve "do priste aleatet" sot i foli mend..ja para mendjes duke mos identifikuar sulmin si te "dhunshem" dhe "orkestruesit" e Beogradit, sic me bisht nder shale reflektuan, me pahir, SHBA dhe BE. Sigurisht, enveristi gastor i ballkanit do te ndryshoje deklarimet si gjithmone kur lepin cka peshtyn pa te keq.

    Përgjigju
  • Sanksione: 24/09/2023 17:04

    Nese ska sanksione per serbine do kemi shkrirjen e EU dhe besoj javes tjeter nis procedura sanksione maksimale “model çekiq” per serbine duke I paralizuar fondet ekobomine dhe logjistiken tregtare dhe ekonomike ! Destabiliziimi Europes ka 3 shekuj qe vjen nga Serbia ! Rama duhet te rishikoje procedurat tregtare linjes serbi -macedoni-Tirane si plan veprimi NATO -EU-W.Balkans

    Përgjigju
  • O albin: 24/09/2023 17:03

    Futjauni me ato dronet bajraktar rrafshojini megjith manastir . Meqe i keni bler provojini a funksionojn mir

    Përgjigju
  • Shkoder: 24/09/2023 16:49

    Te ekzekutohen ato 30 lepujt . Bravo Albin . Jo si kto shqiptaret qe po ja japin falin edhe himaren greqis vetem e vetem me qene ne pushtet.

    Përgjigju
  • Turi: 24/09/2023 16:44

    Ti vrasin te gjithe mos te len asnje gjalle. Ta din kush shkel token tone dhe vret SHQIPTARE DUHET TE VDESI. I VRINI TE GJITHE. 1 me 30 ashu e con gjakun e deshmorit ne vend.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 24/09/2023 16:36

    Ne 2025 ka lufte ne Ballkan kjo gje dihet qe para 10 vitesh…kshu qe çdo gje po shkon sipas planit !!!

    Përgjigju
  • ADD: 24/09/2023 16:36

    Armiku më i modh i Shqiptarisë ësht Serbia. Pastaj me rradhë Franc,Greqi etj etj.. Nëse Kurti do të vej dinjitetin në ven duhet të qërojn të gjith grupin që kan gjujt ndaj Policisë së Kosovës.

    Përgjigju
  • Miri: 24/09/2023 16:09

    Serbia te rri urte me ato barbonat e ve se dojn me ja pa hajri per dyten her shqiprija 1

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 24/09/2023 15:43

    Borrell@Lajçak@Eskobar jane TRE ELEMENTE MBESHTETES TE LINJES NACIONALISTE MOSKË-BEOGRAD. ESHTE TURPESHME SJELLJA E QENDRIMI TYRE,LOBISTE TE MOSKES E BEOGRADIT. USA@BE DUHET TE NDERMARRE VEPRIME AKTIVE TE MENJEHERSHME PER ESKALIM TE SITUATES TEPER TE RREZIKSHME-LUFTE BALLKANIKE QE DO PERFSHIJE EVROPEN MBARE.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/09/2023 15:28

    Edi Rama, kryministri i vèndit tim,,,JU LUTEM, pèr Kosovèn, le tè lèmè Albin Kurtin tè bèjè atè qè duhet bèrè. A e kuptoni ju, qè me dèrrdèrret tuaja me "Sandrin, shokun serb" dhe "ballkonet e ndryshkura kot", nuk ka vènd mè pèr ju PÈR ASGJÈ nè çèshtjen e Kosovès? Èshtè metoda juaj e qeverisjes, ku rrumpalla èshtè mbi strategjinè kombètare, arsyeja pse ju nuk bindni mè askènd,nè kètè konflikt shqiptaro-serb. Ju u prononcuat,,,dhe dolèt bllof. Tani, lèrini ata qè patèn tè drejtè, tè bèjnè punèn e tyre.

    Përgjigju
  • Bekim: 24/09/2023 15:09

    Nje akt subversiv, terrorist, i Serbise nen udheheqjen direkte te kriminelit te kuq Aleksandar Vucic! Operacion i ngjashem me ate te Rusise ne nisje te luftes ne Ukrahine! Kuraje policise, forces se sigurise dhe popullit te Kosoves ne detyren e tyre te mbrojtjes dhe neutralizimit total te ketij kercenimi. Turp dhe faqe e zeze per lidershipin shqiptar qe ne vend te identifikoje Serbine per aktin subversivo-terrorist, te mbeshtese me inteligjence dhe pse jo forcen tone policore dhe ushtarake Kosoven, ben thirrje jo neutralizoje kercenimin por "ti nxjerre para drejtesise".

    Përgjigju
  • Bravo policia: 24/09/2023 15:07

    Vritini te gjith , ku jan snaiperistat e policis se kosoves ?? Shkoni menjeher e vritini te gjith se jan ne faj nuk do ju thot njeri gje

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/09/2023 14:04

    Po futjani edhe ju vrajini 2-3 vet ta shofin mir ato pastaj

    Përgjigju
  • Fshqip: 24/09/2023 13:44

    Zoti rama do flasi me vucic dhe do ta ngjalli policin e vrare

    Përgjigju
  • Alb: 24/09/2023 13:41

    Herete e vone do kemi edhe nje her lufte me serbine, ky ashte i lajme i mire per shqipnin e madhe, pa lufte nuk vjen bashkimi

    Përgjigju
  • Taku: 24/09/2023 13:32

    Mendoj qe drejtesia ne kete rast behet duke kaluar ne plumb te 30 kriminelet. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
    • Arben: 24/09/2023 13:49

      Jo. Aty le te rrine tek ai manastir te rrethuar, po deshen edhe nje vit! Ata 30 kriminele mire qe po na japin sebep qe te pastrojme njehere e mire Kosoven nga ardhacaket serbe. Kurti duhet te veproje!

  • Agimi iLkrë: 24/09/2023 13:27

    Akkma .ë zyfë je o"baca;kurt e"zonja" osmani a ju kan mbaruar armët A .Ndiq RRUGËN E ADEM JASHARIT, nëtë kundërt largohu, ku nuk të njohin(në karundin e gruas) bre mashkull se burë nuk je.

    Përgjigju
  • GOLI: 24/09/2023 13:20

    SERBIA ESHTE ARMIK,KA QENE DHE DO TE JETE....ARMIKUN DUHET LUFTUAR DHE DUHET ZHDUKUR....ME VAJTJEN E USHTRISE SHQIPERARE TE KOSOVES DHE USHTRISE SHQIPETARE TEK MOLLA A KUQE-ZGJIDHET ÇESHTJA.

    Përgjigju
  • Fshati: 24/09/2023 13:03

    Faji i ngelet gjithmone me budallait. Dhe kur sheh politikanet tane, faji do te na ngelet neve. Po nuk po na kerkuan demshperblim per krimet e luftes politikanet tane e shohin si fitore dhe reciprositet.

    Përgjigju
  • XXX: 24/09/2023 13:00

    Me sa degjojme eshte pershkallzue situata.Fajtoret ne kete histori jane BE dhe SHBA.Nuk mund te jete zgjidhje ,krijimi i asocacineve,i pamvarur nga qeveria e kosoves.Ato jane zona me popullesi dominuese serbe dhe duhen trajtuar si i trajton e gjithe bota minoriteret.Te gjitha situatat qe kane ndodhur,qe po ndodhin e qe do te ndodhin,nuk bejn pergjegjes Albin Kurtin.SHBA dhe BE ta marrin ne dore situaten.Duhet konsulte popullore,mbarekombetare se si te zgjidhet problemi.Kete te bejne nderkombetaret.Situata nuk duhet nenvleftesuar.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 24/09/2023 12:49

    Politike e piste e qarqeve nacionaliste Beograd-Moskë dhe e lobeve te tyre nga Brukseli e deti ne Vashington. Brukseli dhe Vashingtoni duhet te ezauroje keto lobe te fuqishme nacionaliste qe ne fakt jane vatra lufte.

    Përgjigju
  • Njoni: 24/09/2023 12:35

    Keto jon ata pjestaeret e wanger qe u largun nga ukrahina per në Belarus. I vrisni te gjith.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 24/09/2023 12:32

    Pamje te tilla me neverisin, dhe quditem se si ka ftyre allbin kurrci te shoke ta viziton policin e olagosur pas gjithe ketyre poshtersive, pastaj ajo mender presednike osmanka sikur nderprene viziten turistike me bourrin sepse qenka e shqetesuar aq sa edhe vuqiqi,kurse europa thot se policia e kosoves duhet te largohet nga veriu,mos ndoshta edhe nga kosova per Tia leshuar vendin policise dhe ushtrise serbe siq po kerkon vuqiqi dhe llajqaku, kam frike se po vendoset nje far plani i fshehur mes serbise dhe europes e le ndihmen e tbijes se milicit te millosheviqit si dikur ne qeqeni, ju kujtohet besoj, sot kadorovi komandant i putinit ndoshta neser osmanka komandante e vuqiqit dhe llajqakut kurse kurrcyle ta kerkon biren e minit.

    Përgjigju
  • Anti Serbi: 24/09/2023 11:35

    Ngushllime familjes te policit te vrare nga dora kriminale Serbe! Te futen ne teritorin tend 15 km dhe te vrasi ,aty sikur nuk paska as polici as ushtare te kufirit. Fajin nuk e ka as Mero as Lajçak po Albini! por shteti Kosovar dhe Kfori qe nuk monitorojne kufirin!nga kane hyre keto kriminel me mjete te blinduara 15 km ne thedhsi te territorit Kosovar? Shteti Kosovar dhe Kfori duhet te jene pergjegjes per vrasjen e policit fat keq.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 24/09/2023 10:55

    Presim Mero bazen e Lajçak të thonë fajin e ka Albini se i vrau vetë.

    Përgjigju
  • Malsori: 24/09/2023 10:38

    Prisni o burra se eshte dite e diele ende nuk jane zgju nga gjumi trimat e Facebook.. Kane qene ne disko mbreme, andej nga dreka apo darka do shihni do behet nami me video e postime me foto nga tutaxhinjte dhe mjekeroshet mbipeshe qe shajne nga motra Serbine dhe bejne gishtat shqiponje.. Nuk vdes kombi shqiptare sa te jete llumi ne Facebook qe kendon kenget tallava patriotike. Hajde luj qyqek.

    Përgjigju
  • Agimi iLirë: 24/09/2023 09:48

    Më falni por nuk kuptoj informacionin e presidencës që trupa e mjete luftarake sërbe kan hyrë në teritorin e REP. KOSOVËS dhe jan lënë të dalin të gjallë nga ajo tok????.Qënkemi në dorë të hasmit o popull shqiptar.Në burg Presidentia,kryeministri,M.M.Na rofshln lajmet me 300 petrita të rinj.LAVDI ADEM JASHARIT.

    Përgjigju
    • Eri: 24/09/2023 12:14

      Ik o Arber pirdhu, ta ka fajin Edi Rama ty SE nuk mbroni dot kufirin tuaj. Mgjt Ed rames rropt ku ti ket per qejf.

    • Arbëri: 24/09/2023 10:46

      Në Burg më PJESTAR TË KFORIT së pari dhe në Burg më Edvin shkjaun shqipfolës që Na mori në qafë më vllaun e ti Vucicin fashist

  • Kurthi: 24/09/2023 09:41

    Këto janë provokime të mirë menduara. Që të destabilizohet rajoni. E kuptoni loja kujt bëhet? Mjafton të "qortohet" 'Vuqiqi' që pastaj të ketë gojë e të thotë "vetë më shtytë t'i kërkoj ndihmë vllait të madh". Dhe më e keqja është se disa në Kosovë mezi presin që të acarohet gjendja.

    Përgjigju
  • Arben: 24/09/2023 09:25

    Ca do thone tani Eskobar e Lajcak? Prape Kosova e ka fajin? Turp! Serbia me keto vrasje tregon qe nuk meriton as te jete me pjesemarrese ne dialog por duhet te shpallet shtet terrorist dhe te izolohet nga e gjithe bota!

    Përgjigju
    • Edi: 24/09/2023 09:46

      Çfarë do thotë Edi Rama!? Open Balkan.

    • Tao: 24/09/2023 09:46

      Fatkeqësisht atë do thonë pasi për këtë arsye i kanë kërkuar deeskalimin e situatës qeverisë së Kosovës. Nuk kanë qenë kurrë në rrezik civilët serb nga lëvizjet e qverisë së Kosovës, në rrezik kanë qenë forcat policore shqiptare. Ngushëllime familjes së policit të vrarë, shërim të shpejtë policit tjetër.

  • Agimi i Lirë: 24/09/2023 09:02

    Ngushëllime të ndjera familjes të të ndjerit.Po,nuk e kuptoj lajmin që dy kamion bllokojnë rrugën dhe u qëlluan???Ajan,profesionist eprorët etyre?Nuk e kuptoj që drehtuesit e strukturave të UÇK e negjithëse vullnetar qëndrojnë më lartë se trupa komanduese e sotme e policis. E them këtë sps jan në pushtet dhejo në mal.

    Përgjigju
  • Deni: 24/09/2023 08:53

    OKurti o te dhjefsha dronet qe na mburreshe aty duheshin dronet jo i con ata djem drejt vdekjes.

    Përgjigju
  • Topi: 24/09/2023 08:42

    Mos shkoni si capi tek kasapi. Ngrihuni kurth herën tjetër e i bombardoni me dronë si minjtë këta serbo kriminela

    Përgjigju
  • Vuçiç: 24/09/2023 08:37

    Bllokohet rruga me kamionë, mos dërgoni policë. Dërgoni dronë bayraktar e hidhini në erë.

    Përgjigju
  • Papa: 24/09/2023 08:33

    Reagimet me fjal jan te papes kurse shteti per zonat e rrezikshme duhet ti shikoi me dron bajraktar te armatosur

    Përgjigju
    • Albini: 24/09/2023 09:04

      S'ka rëndësi kush i organizon këto sulme Serbia, Rusia, Bjellorusia etj. Reagimi duhet të jetë i përgatitur që mos ketë viktima nga policia, i fortë dhe të marrin pergjigjen e merituar kriminelët.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin