1693334566_blinken.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë ditën e nesërme kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

Kjo u raportua nga burime diplomatike të cituara nga faqja ukrainase, Ukrainska Pravda.

Hera e fundit që kreu i diplomacisë amerikane kishte ardhur në Kiev ishte në prill 2022, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Lloyd Austin. Vizita nuk ishte paralajmëruar më parë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Hebreu Zelensky drejton Kievin për të mbuluar nazizmin! SHBA: Koreja e Veriut do të paguajë pasojat nëse i furnizon Moskën me armë