Blinken e ndihmoi opozitën shqiptare…pa folur

Blinken e ndihmoi opozitën shqiptare…pa folur

Antony Blinken

Sekretari i Shtetit Antoni Blinken u largua i qetë nga Shqipëria, pak ditë më parë dhe i relaksuar, kur mendon impenjimin e jashtëzakonshëm të delegacionit amerikan në Konferencën e Munihut. Në fakt, lajmi i vrasjes së disidentit rus, pothuaj i eklipsoi punimet, që u drejtuan për përballjen me Rusinë dhe të ardhmen. Ndërkohë që shprehja e nderimit për Navalnin, kur u shpreh bashkëshortja e tij, përshfaqi nga koreografia e qëndrimit edhe ndarjet e mëdha të vendeve, sa i përket marrëdhënies me Rusinë.

Gjithsesi, në Tiranë përveç lajmeve të vizitës së Blinken dhe komenteve, qoftë dhe të gjërave të pathëna, shumë njerëz u morën me shpjegimin e asaj që z. Blinken nuk e tha direkt, por e përmblodhi kur u pyet për opozitën në frazën se: kishte takuar shumë aktorë të rëndësishëm. Paradoksalisht, kënaqësia më e madhe e shumë opozitarëve ishte sepse Lulzim Basha nuk ishte pjesë e agjendës së vizitës së Sekretarit Blinken në Tiranë! Vetë Basha e përshëndeti në formë shumë korrekte vizitën, ashtu si Mediu dhe një pjesë tjetër e opozitës.

Por, ata që e kuptuan dhe që kanë nevojë për vizitat amerikane të tregojnë status, mendojmë se kuptuan mesazhin e protokollit, që tashmë e tutje duhet t’i drejtohen racionalitetit dhe të ofrojnë një Parti legale, të vërtetë dhe me projeksion real, kundër non-gratës jo vetëm të Berishës, por kujtdo tjetër që e mban këtë damkë dhe, nga ana tjetër të qëndrimit real ndaj SHBA-ve. Nuk mund të jesh pro-amerikan me një kryetar nongrata është e shprehur qartë dhe pastër dhe këtë duhet të kuptoj tashmë Bardhi, Noka & Co. Për këtë s’duhet më arsyetim i koklavitur, ardhja e ambasadorit të ri, apo ndonjë “rrufe” tjetër. Ashtu si për Bashën, paçka artikulimeve të qarta dhe ideve, me bjerrjen e numrave dhe pafuqinë, nuk mund të përbënte një interlokutor, për një masë opozite që e shikon atë si të keqen më të madhe të saj, madje edhe më keq se vetë Rama.

Vetëm se opozita, nga ana tjetër, mund t’i kënaqet në aspektin memorial vizitës të Berishës në Zyrën Ovale, e vetmja që ka bërë ndonjëherë ndonjë president shqiptar. Ashtu si të kujtoj se në vizitën e sekretarit Kerry në vitin 2016, vizita u bë në selinë e PD-së me Lulzim Bashën, por dhe përfaqësuesit e lartë të partisë Edi Palokën e Edmond Spahon. Dhe, opozita e asaj kohe e tregoi veten me mbështetjen totale që dha për Reformën në Drejtësi. Ndërsa, sot, megjithë ndihmën e zyrtarëve të SHBA-së për Bardhin, Salianjin, Këlliçit e shumë të tjerëve, epilogu ishte se ata u bashkuan dhe iu bindën autoritetit të Berishës, duke mos lënë vend si aktorë të besueshëm.

Ndaj, Blinken foli pa u shprehur dhe në ato tetë orë, mori kohë protokolli dhe nderimi për Drejtësinë, mbështetjen për afganët, bazat ushtarake, bursat Fullbright e të tjera me radhë.

Kurse e pafolur, mbeti pikërisht ajo që të gjithë prisnin për opozitën, por edhe pa u shprehur, Blinken u tregoi sesi mund të riktheheshin të bashkuar, duke mos folur kot, nëmur dhe sajuar,  por duke vepruar në të mirë të vetë opozitës. Më mirë se kaq, nuk do ta merrnin mesazhin, që Blinken ua dhuroi…pa i përmendur fare. (Javanews)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale