Blinken hedh poshtë pretendimet ruse për kërcënime nga Ukraina

Blinken hedh poshtë pretendimet ruse për kërcënime nga Ukraina

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu rus, Sergey Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua të enjten në Stokholm me ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, mes shqetësimeve për shtimin e trupave ushtarake në kufirin mes dy vendeve.

Kryediplomati amerikan theksoi angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Ukrainës ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të kërkojnë një zgjidhje diplomatike.

Dita e enjte ishte e ngarkuar për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ndërsa mori pjesë në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që po zhvillohet në Stokholm.

Ai u takua me Kryeministren Magdalena Anderson të Suedisë, e cila sapo ka marrë postin, dhe zhvilloi bisedime me homologun ukrainas Dymtro Kuleva dhe atë rus Sergey Lavrov.

Pas takimit, zoti Blinken tha se bisedimet me homologun Lavrov ishin të drejtpërdrejta dhe serioze, mes tensioneve në rritje rreth shtimit të pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Zoti Blinken hodhi poshtë si absurditet pretendimin rus se Ukraina përbën kërcënim për fqinjin e saj më të fuqishëm.

“Deklarojmë se, pavarësisht një fushate masive dizinformuese ruse, Ukraina në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim ndaj Rusisë ose po kërkon një konfrontim që do të justifikonte një ndërhyrje ushtarake ruse. Kërcënimi i vetëm është, ai i ripërtëritjes së agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Para takimit, kryediplomati rus Sergey Lavrov gjithashtu pranoi se situata është e rëndë.

“Nuk kam asnjë dyshim, se e vetmja rrugëdalje nga kriza e sotme, e cila është me të vërtetë mjaft e tensionuar, është që të kërkojmë ekuilibrimin e interesave. Shpresoj se kjo është ajo që do të bëjmë sot.”

Ka të ngjarë që zoti Blinken ia ka bërë të qartë zotit Lavrov se një tjetër pushtim rus i Ukrainës, siç ishte pushtimi i Krimesë në vitin 2014, do kishte kosto të lartë për Moskën, me sanksione të koordinuara Perëndimore me ndikim të lartë dhe forcat ukrainase të vëndosura për të mbrojtur vendin e tyre. Ish ambasadori amerikan në Ukrainë, Bill Taylor, foli për Zërin e Amerikës para se të zhvilloheshin takimet.

“Do t’ia bëjë të qartë Lavrovit se ukrainasit janë të përgatitur, janë më të fortë sot se sa ishin kur Rusia pushtoi për herë të parë. Ushtria ukrainase ka pajisje më të mira, e trajnuar më mirë dhe me udhëheqje më të mirë. Ka një moral më të lartë. Ukrainasit po mbrojnë vendin e tyre, ndërsa rusët po pushtojnë fqinjin e tyre. Kjo nuk është shenjë e mirë për Rusinë.”

Sekretari Blinken tha se ai do t'i raportojë përsëri Presidentit Joe Biden rreth takimeve të tij për Ukrainën dhe se bisedimet e drejtpërdrejta midis Presidentit Biden dhe homologut rus Vladimir Putin ka të ngjarë të zhvillohen në një të ardhme të afërt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë