Blinken i bindur: Ukraina do të rimarrë territoret e  pushtuara nga Rusia

Blinken i bindur: Ukraina do të rimarrë territoret e  pushtuara nga Rusia

1687856492_blinken.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Ukraina ka rimarrë rreth 50 për qind të territorit që ka zaptuar Rusia, ndonëse kundërofensiva e Kievit do të zgjasë disa muaj.

“Ajo tashmë ka rimarrë rreth 50 për qind të asaj që ishte zaptuar”, ka thënë Blinken në një intervistë për rrjetin televiziv CNN.

“Këto janë ditë relativisht të hershme të kundër-ofensivës. Është e vështirë”, ka thënë ai.

“Nuk do të përfundojë për një javë apo dy. Ne presim [që kundërofensiva të zgjasë] disa muaj”, është shprehur Blinken. Komentet e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhën pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bomba në Odessa, goditet katedralja, Zelensky premton hakmarrje! Lukashenko-Putinit: Wagnerët duan të marshojnë në Varshavë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë