Baza ajrore e Kuçovës pritet të hapet muajin e ardhshëm, zbuloi sekretari amerikan i shtetit gjatë deklaratës për median pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Sallën e Hartave, në Kryeministri.
Duket që baza ajrore ka qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe
"Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 aleatë të NATO-s, do të sjellin përvoja të ndryshme, gjeografi të ndryshme, aftësi të ndryshme, kapacitete të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim në fakt të fortë, të hekurt, i cili është të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe gjithashtu të sakrifikojmë, madje në vitin e fundit çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes si 2% i PBB-së"
Blinken vlerësoi kryeministrin Rama si një partner të jashtëzakonshëm të SHBA.e Ramës dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga ditët e para të agresionit rus si dhe misionet e NATO-s.
Por ndërsa baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet, diskutimet për ndërtimin e një baze detare të saj në Durrës, për të cilën Shqipëria ka ofruar gatishmërinë, vijojnë.
"Tani për sa i takon bazës ajrore para së gjithash është e rëndësishme që të nënvizojmë disa gjëra; së pari: Tashmë kanë kaluar 15 vjet që kur Shqipëria është bërë aleate e NATO-s dhe fakti që do të përurohet, do të përurohet në fakt baza ajrore e Kuçovës, vetëm pak javë më vonë dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të nënvizuar dhe për të theksuar angazhimin që Shqipëria ka bërë ndaj NATO-s dhe gjithashtu në atë që NATO ka ndaj Shqipërisë dhe ky është një shembull tejet i fortë për partneritetin që ne gëzojmë me njëri-tjetrin. Ndërsa kur bëhet fjalë për bazën detare, kjo është diçka që ne e kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë ta diskutojmë këtë përmes NATO-s dhe procesit që NATO ka përsa i përket vendosjes së aseteve të tjera të cilat janë të rëndësishme, të blera për aleancën dhe jam i sigurt që teksa diskutojmë NATO do të thotë më shumë" - tha Blinken.
Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme
Lajmi kryesor: