Blinken në Ukrainë: Do rikthejmë diplomatët në Kiev

Blinken në Ukrainë: Do rikthejmë diplomatët në Kiev

1650905929_Capture.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin marrin pjesë në një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev, Ukrainë


Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vizituan kryeqytetin ukrainas të Kievit të dielën ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, duke i bërë ata zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i pushtimit Rus ndaj Ukrainës.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Blinken është shprehur se SHBA do të rikthejë trupin diplomatik në Kiev, duke e karakterizuar masën si një mesazh të fortë solidariteti nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u shpreh “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar".
Ndërsa në Kiev, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastrysky për një takim dypalësh të zgjatur, afërsisht 90-minutësh. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha, “Ministri i mbrojtjes përshkruan disa nga synimet e Shteteve të Bashkuara ndërsa vendi vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës në luftë”.


"Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës," tha Austin në një konferencë shtypi në një vend të pazbuluar në Poloni afër kufirit ukrainas pas udhëtimit në Kiev. "Pra, ajo ka humbur tashmë shumë aftësi ushtarake. Dhe shumë nga trupat e saj, sinqerisht. Dhe ne duam t'i shohim ata të mos kenë aftësinë për ta riprodhuar shumë shpejt atë aftësi."


Blinken dhe Austin diskutuan synimin e administratës Biden për të ofruar 713 milionë dollarë financim shtesë ushtarak të huaj për Ukrainën dhe partnerët aleatë evropianë dhe ballkanikë.
 

 


Lajmi kryesor:

Bombardohen 5 stacione hekurudhore në Ukrainë! Blinken: Do të rikthejmë diplomatët në Kiev! Zbulohet varri i tretë masiv në Mariupol


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj