Bombardohen 5 stacione hekurudhore në Ukrainë! Blinken: Do të rikthejmë diplomatët në Kiev! Zbulohet varri i tretë masiv në Mariupol

Dy muaj pas fillimit të luftës, ofensiva ruse vazhdon të fokusohet në Donbass dhe Ukrainën jugore. Asnjë armëpushim për Pashkët Ortodokse, pavarësisht thirrjeve nga qarqe të ndryshme.

Kievi i ka propozuar Moskës bisedime në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, ku kanë gjetur strehë edhe qindra civilë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Putini nuk do të ndalet me Ukrainën dhe se do të përpiqet të arrijë Transnistrinë pro-ruse , zyrtarisht ende pjesë e Moldavisë. Sekretari i Shtetit dhe Mbrojtjes i SHBA-së u takua me Presidentin ukrainas Zelensky, ndërsa Kievi ka kritikuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për vizitën e tij në Moskë, duke pretenduar se nuk është ide e mirë të flasësh me Putin.

Nga ana tjetër SHBA i ka premtuar të tjera ndihma ushtarake Ukrainës. Një zjarr i madh shpërtheu në një depo karburanti në qytetin rus të Bryansk, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, në kufi me Ukrainën. Lajmi është dhënë nga agjencitë ruse që kanë cituar shërbimet e urgjencës pa dhënë detaje të tjera për momentin. 

 Kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të "dobësuar" deri në atë pikë sa nuk mund të nisë luftëra të reja. 

Presidenti rus, Vladimir Putin në deklaratën e tij të fundit akuzoi Ukrainën se po shkel rëndë ligjin ndërkombëtar.  

“Autoritetet ukrainase kanë kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar, si përdorimi i mercenarëve ose i civilëve si mburoja njerëzore”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij tha gjithashtu se SHBA dhe BE po përpiqen të shkatërrojnë Rusinë nga brenda, pos sipas tij nuk mund ta arrin një gjë të tillë pasi shoqëria ruse ka treguar pjekurinë e saj dhe mbështetjen  për forcat e armatosura. Pas vizitës së tij në Ukrainë, Blinken është shprehur se SHBA do të rikthejë trupin diplomatik në Kiev.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Lavrov: Armët perëndimore mund të bien në duart e terroristëve

“Armët perëndimore të furnizuara në Kiev, duke përfshirë sistemet ‘Javelin’, mund të bien në duart e terroristëve kështu që të kthehen në vendet perëndimore, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ora 22:40
Lavrov: NATO është në luftë me Moskën

“NATO, duke armatosur Ukrainën, hyn efektivisht në një luftë me prokurë kundër Rusisë” , kështu deklaroi mbrëmjen e sotme Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov.

Lavrov tha gjithashtu se armët e furnizuara nga Perëndimi për Ukrainën do të përhapen në vendet nga vijnë.

Ora 22:34
Paralajmërimi i Lavrov: Ekziston rreziku "real" për një luftë të tretë botërore

1649684022_lavrov.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi për rrezikun "real" të një lufte të tretë botërore. "Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është reciproke, nuk ndihmon procesin e negociatave," tha Lavrov për agjencitë ruse të lajmeve. "Por ne vazhdojmë të zhvillojmë negociata me ekipin e deleguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, këto kontakte do të vazhdojnë", tha Lavrov, për të cilin "lufta bërthamore është e papranueshme: sipas pozicionit të Rusisë", tha ministri sipas raportimeve.

Ora 22:08
Rusi: Ushtria ukrainase ka bombarduar një fshat rus në Belgorod

Guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, akuzoi Ukrainën se kishte bombarduar sërish një fshat rus dhe shtoi se këtë herë sulmi shkaktoi plagosjen e dy personave, një burrë dhe një grua, dhe dëmtoi disa shtëpi.

Ora 22:03
SHBA: Do të bëjmë gjithçka për të hedhur poshtë ambiciet e Putinit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ka ripërsëritur edhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës duke theksuar se do të punohet fort në mënyrë që ambiciet e Putinit për t’u zgjeruar në Ukrainë dhe më gjerë mos të realizohen.

"Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të hedhur poshtë ambiciet e Putinit për t'u zgjeruar në Ukrainë dhe më gjerë, Rusia ka dështuar për të arritur qëllimet e saj në Ukrainë falë guximit të ukrainasve dhe ndihmës sonë ",  tha Psaki.

Ora 20:37
Ukraina: Zbuluam një varr të ri masiv në Mariupol

Një varr i tretë masiv është zbuluar në Mariupol në fshatin Staryi Krym.

"Një varr masiv u gjet në fshatin Staryi Krym. Ky është varrimi i tretë masiv pranë Mariupolit," njoftojnë autoritetet vendase.

Ora 19:55
Erdogan: Do t'i kërkoj Putinit një armëpushim me Ukrainën

1641505210_erdogan.JPG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nesër do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Ai bëri të ditur, duke shtuar se do t'i kërkojë kreut të Kremlinit "një armëpushim të qëndrueshëm dhe më pas paqe" në Ukrainë. Erdogan foli në Ankara pas një takimi të kabinetit të qeverisë turke.

Ora 18:56
Blinken në Ukrainë: Do rikthejmë diplomatët në Kiev

1650905929_Capture.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin marrin pjesë në një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev, Ukrainë


Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vizituan kryeqytetin ukrainas të Kievit të dielën ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, duke i bërë ata zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i pushtimit Rus ndaj Ukrainës.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Blinken është shprehur se SHBA do të rikthejë trupin diplomatik në Kiev, duke e karakterizuar masën si një mesazh të fortë solidariteti nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u shpreh “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar".
Ndërsa në Kiev, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastrysky për një takim dypalësh të zgjatur, afërsisht 90-minutësh. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha, “Ministri i mbrojtjes përshkruan disa nga synimet e Shteteve të Bashkuara ndërsa vendi vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës në luftë”.


"Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës," tha Austin në një konferencë shtypi në një vend të pazbuluar në Poloni afër kufirit ukrainas pas udhëtimit në Kiev. "Pra, ajo ka humbur tashmë shumë aftësi ushtarake. Dhe shumë nga trupat e saj, sinqerisht. Dhe ne duam t'i shohim ata të mos kenë aftësinë për ta riprodhuar shumë shpejt atë aftësi."


Blinken dhe Austin diskutuan synimin e administratës Biden për të ofruar 713 milionë dollarë financim shtesë ushtarak të huaj për Ukrainën dhe partnerët aleatë evropianë dhe ballkanikë.
 

 
Ora 18:35
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë

1650829270_azov.jpg

15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kështu tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha këtë në një fjalim në Dhomën e Komunave. Mbretëria e Bashkuar, shtoi ai, deri tani ka furnizuar Ukrainën me më shumë se 5000 raketa antitank, pesë sisteme të mbrojtjes ajrore me më shumë se 100 raketa dhe 4.5 ton eksploziv plastik.

Ora 18:34
Moska: Procesi i negociatave me Kievin nuk ka përfunduar

1649426674_MariaZakharova.jpg

'Ka ekipe negociuese nga të dyja palët që janë formuar dhe janë takuar vazhdimisht edhe personalisht. Procesi nuk ka përfunduar me kaq.' Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Në të njëjtën kohë, e pyetur për mundësinë e kontakteve të reja ballë për ballë, Zakharova tha se aktualisht nuk ka informacion "për takime të tjera".

Ora 18:04
Shpërthime pranë zyrave qeveritare në Moldavi

Raportohet se janë dëgjuar shpërthime pranë ndërtesave qeveritare të Transnistrisë, një rajon separatist i Moldavisë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve ruse “Tass”.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim të lajmit dhe as detaje të tjera. Kujtojmë se Transnistria u rikthye në qendër të vëmendjes pak ditë më parë, kur ushtria e Moskës bëri të ditur se qëllimi i Rusisë, në Ukrainë, është që të kontrollojë të gjithë Donbasin dhe zonën bregdetare, për të siguruar një tokë korridor midis Krimesë dhe Transnistrisë. 

Ora 16:19
Berlini: Dëbimi i 40 diplomatëve tanë nga Rusia është i pa justifikueshëm

“Vendim i pajustifikueshëm”, ky është reagimi  i  Gjermanisë pas vendimit që mori Rusia për dëbimin e 40 diplomatëve gjermanë.

Ora 16:03
Thuhej se ishte strehuar në Zvicër,rishfaqet e dashura e Putin! Simboli që tregon mbështetjen për luftën në Ukrainë

1650895492_Capture.JPG

E dashura e përfolur e Presidentit Putin është rishfaqur për të udhëhequr një festival patriotik duke përshëndetur heroizmin e forcave të armatosura të Rusisë.

Rishfaqja e Kabaeva vjen pas thashethemeve se ajo ishte fshehur në një shtëpi në Zvicër pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Putin.

Ish-gjimnastja Alina Kabaeva, 38 vjeç, e cila në mediat ruse njihet si "Zonja e Parë në hije", u shfaq në një shfaqje me një kor ushtarak. Fituesja i medaljes së artë olimpike thuhet se ka deri në katër fëmijë me Putinin, përfshirë binjakët e lindur në vitin 2019.

Veprimtaria ku merrte pjesë Kabaeva përfshinte disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik për të shënuar fitoren e tij mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore, megjithëse fotot shfaqnin gjithashtu simbolin "Z", për të treguar mbështetjen për luftën në Ukrainë.

 

Ora 15:43
Moska dëbon 40 diplomatë gjermanë

Moska ka vendosur të dëbojë 40 punonjës të misioneve diplomatike gjermane në Rusi. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Moskës, Lavrov.

Ora 14:40
‘Zona e Çernobilit ende nën rrezik’, kryebashkiaku: Nuk mund ta dimë çfarë kanë në kokë rusët

“Ne nuk mund të dimë se çfarë ka në kokën e rusëve. Nuk mund të prisnim që ata të merrnin centralet bërthamore. Rajoni ynë do të jetë gjithmonë në rrezik derisa sistemi në Rusi të ndryshojë. Kërcënimi ekziston gjithmonë”. Kështu deklaroi Yurii Fomichev, kryebashkiaku i Slavutich, qyteti satelit i Çernobilit, ku jetojnë punëtorët e uzinës.

Formichevin ishte marrë peng nga rusët më 26 mars për disa orë, derisa i bindi se në qytet nuk kishte armë dhe ushtarë të armatosur.

Forcat ruse u tërhoqën nga zona Slavutich midis 29 marsit dhe 3 prillit. Por ende rreziku ekziston.

Ora 14:28
Kiev: 3,818 viktima në 2 muaj luftë në Ukrainë, 215 prej tyre fëmijë

Në Ukrainë janë konfirmuar 3818 viktima civile, prej të cilave 215 janë fëmijë. Të plagosurit janë mbi 4 mijë, mes tyre 391 fëmijë.

Numri i të vdekurve, dy muaj pas fillimit të pushtimit rus, u njoftua nga prokurorja e qarkut ukrainas Iryna Venediktova, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Ora 14:06
Presidenti Biden do të emërojë Bridget Brink si ambasadore të SHBA në Ukrainë

1650888472_brit.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden po planifikon të emërojë Bridget Brink si ambasadore të SHBA në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha pas një vizite në Kiev se Brink, e cila aktualisht është ambasadore e SHBA në Sllovaki, është "me përvojë të thellë në rajon" dhe "do të jetë një përfaqësuese shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara në Ukrainë".

Njoftimi erdhi pasi Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në vizitën e parë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Ora 14:02
VIDEO/ Forcat ukrainase rrëzojnë avionin rus në Kharkiv

 

Në Kharkiv, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar një avion rus. Sipas informacioneve paraprake, dy pilotët arritën të dilnin në kohë nga avionin dhe për pasojë nuk ka ndërruar jetë.

Ora 13:49
‘Dështoi operacioni terrorist’, Putin: Duan të vrasin gazetarët tanë, po mbrohemi

Komente interesante po dalin nga Kremlini pasditen e sotme, ku ka folur presidenti rus Vladimir Putin. Putin akuzoi pa asnjë provë Perëndimin se po përpiqet të vrasë gazetarët rusë.

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaluan aktivitetet e një grupi terrorist që kishte në plan të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

Ora 13:42
Sanksionet ndaj Rusisë, Putin: Jemi në gjendje t’i përballojmë

Ekonomia ruse është në gjendje t'i rezistojë sanksioneve perëndimore. Ky ishte kuptimi i mesazhit të thënë sot në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin.

"Ekonomia ruse me siguri i ka të gjitha aftësitë për të operuar në mënyrë të qëndrueshme dhe pa dështime edhe në realitete të reja", tha ai.

Ora 13:32
Putin: SHBA dhe BE po përpiqen të na shkatërrojnë nga brenda, por po dështojnë

Vladimir Putin tha se SHBA dhe BE po përpiqen të shkatërrojnë Rusinë nga brenda, pos sipas tij nuk mund ta arrin një gjë të tillë pasi shoqëria ruse ka treguar pjekurinë e saj dhe mbështetjen  për forcat e armatosura.

Putin tha se ishte i befasuar nga diplomatët amerikanë dhe evropianë që përdorin satelitët e tyre ukrainas për të arritur fitoren në fushën e betejës.

"Është një diplomaci e çuditshme, diplomatët duhet të kërkojnë zgjidhje diplomatike", tha Putin, duke thënë se në këtë "Perëndimi po tregon të gjithë të kaluarën e tij koloniale".

Ora 13:26
Putin akuzon Ukrainën: Ka shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar, të hetohet 

 

1650530842_putin.JPG“Autoritetet ukrainase kanë kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar, si përdorimi i mercenarëve ose i civilëve si mburoja njerëzore”. Kështu ka deklaruar presidentin rus, Vladimir Putin në një fjalim para bordit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ai ka bërë thirrje të hetohen edhe provokimet siç i cilësoi ai kundër forcave të armatosurat ruse. 

Ora 10:56
Rusia godet me raketa 5 stacione hekurudhore, Kievi raporton për viktima

Pesë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore u goditën nga raketat ruse, tha drejtori i Hekurudhave të Ukrainës, Olexandr Kamishin, duke deklaruar se nga sulmet ka edhe viktima, por ende nuk dihet shifra.

"Forcat ruse po shkatërrojnë sistematikisht infrastrukturën e hekurudhave tona," tha ai.

Ora 10:55
Letra e Papës drejtuar Patriarkut Kirill: Le të punojmë për paqen në Ukrainë

"I dashur vella! Fryma e Shenjtë na transformoftë zemrat dhe na bëjë paqebërës të vërtetë, veçanërisht për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, në mënyrë që kalimi i madh i Pashkëve nga vdekja në jetën e re në Krishtin të bëhet realitet për popullin ukrainas, i etur për një agim të ri që do të vendosë fundin e errësirës së luftës”.

Ky është thelbi ij letrës që Papa Françesku i dërgoi patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill, me rastin e Pashkëve që disa kisha katolike dhe ortodokse kremtuan dje, të dielën e 24 prillit, sipas kalendarit Julian.

 

Ora 10:17
Pentagoni: Ne duam ta dobësojmë Rusinë në pikën që mos të mundet të nisë luftëra të tjera

Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të "dobësuar" deri në atë pikë sa nuk mund të nisë luftëra të reja. Kështu deklaroi kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, duke folur pranë kufirit ukrainas, pas kthimit të tij nga vizita në Kiev me sekretarin e shtetit Antony Blinken. “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar në një shkallë të tillë që të mos mund të bëjë më gjëra si pushtimi i Ukrainës”, tha Austin.

Ora 09:09
Blinken: Ukraina sovrane dhe e pavarur do të zgjasë më shumë se qëndrimi në pushtet i Putin

1650870864_blinken.JPG

“Rusia është përpjekur të heqë sovranitetin dhe pavarësinë nga Ukrainë, por ka dështuar”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken në një konferencë shtypi në Poloni.

Blinken shtoi se Rusia do të vijojë sulmet, por Ukraina do të qëndrojë e fortë.

“Ne nuk e dimë se si do të vazhdojë kjo luftë, por e dimë mirë se do të ketë Ukrainë sovrane dhe të pavarur shumë më gjatë se sa qëndrimi në pushtet i Vladimir Putin. Mbështetja jonë për Ukrainën do të vijojë derisa të shohim sukses”, tha Blinken.

Ora 08:48
SHBA furnizon Kievin me armë, Moska: E papranueshme, kërkojnë të rrisin tensionet dhe të shohin sa më shumë viktima

Moska u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainën. Kështu deklaroi ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, sipas raporteve të agjencisë Tass.

"Një total prej 800 milionë dollarësh, kjo është shuma e financimit të armëve të mbështetura nga SHBA për Kievin. Kjo është një shifër e madhe dhe e rëndësishme që nuk ndihmon në rrugën diplomatike. Ne ju kemi thënë se e konsiderojmë të papranueshme se SHBA furnizon me armë Kievin, por nga ana tjetër kërkon që të ndalojë konfliktin. Është një përpjekje për të rritur tensionet dhe për të parë edhe më shumë viktima.", tha ai.

Ora 08:35
Lufta në Ukrainë, Blinken: Moska nuk i ka arritur qëllimet

"Ne shohim se Rusia nuk i ka arritur objektivat që i ka vendosur vetes". Kështu deklaroi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një konferencë shtypi në Poloni, duke u kthyer nga Kievi.

"Strategjia është presion masiv ndaj Rusisë dhe mbështetje masive për Ukrainën," shtoi ai, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit.

Ora 08:01
Zjarr në një depo karburanti në Rusi pranë kufirit të Ukrainës, shkaqet mister (VIDEO)

Një zjarr i madh shpërtheu në një depo karburanti në Bryansk të Rusisë, jo shumë larg kufirit me Ukrainën. Këtë e konfirmuan agjencitë ruse të shtypit, të cilat megjithatë nuk dhanë detaje për numrin e viktimave të mundshme dhe as për shkaqet shpërthimit.

Shkaqet janë një mister, edhe për faktin se ky zjarr ka lidhje me luftën në Ukrainë, megjithëse ushtria ruse ditë më parë tha se helikopterët ukrainas kishin goditur “pallate banimi” në zonë, duke plagosur 7 persona.

Bryansk ndodhet 150 kilometra nga kufiri ukrainas, pranë rajoneve Sumy dhe Chernihiv.

Ky nuk është zjarri i parë misterioz në vend, pasi ditët e fundit në Rusi janë “goditur” disa qendra kërkimore ushtarake.

Ora 07:43
Borrell: BE pa vendim të unifikuar lidhur me embargon totale të naftës

Përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt se nuk ka marrëveshje në Bashkimin Evropian për një embargo totale të naftës dhe gazit rus dhe as për ndonjë tarifë ndëshkuese.

“Për momentin në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje”, tha ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 25/04/2022 08:52

    Normale qe nuk mund te beni embarko se nuk keni ku te gjeni ne vend tjeter keshtu qe i leverdis ta ndaloni luften atje dhe lereni arrogancen se Rusit nuk keni cfare ti beni por mos vrisni popullin Ukrainas duke e aludiar se do fitojne luften

    Përgjigju
    • Durrsaku: 25/04/2022 16:25

      Znj ose.znjsh Eni vazhdoni shkollen se eshte turpi me 8 madh qe e keni lene ate. E them kte se vetem nje injorante mund te shkruaj lereni ate. Akoma nuk e ke kuptuar qe e gjith lufta behet per nje rend te ri boteror dhe jo per ukrahinen. Nese ti deshiron te kthehesh pas ne kohe shko ne Rusi se ashtu do te ndodh pa merak. A moj Shqipni e mjera Shqini qe ka ca budallica si ty thuaj....

    • Lexues: 25/04/2022 16:22

      Shume injorante nga ana e "perendimit" te mendojne se rusia nuk e ka planifikuar gjate kete gje.

    • Shaqo: 25/04/2022 11:46

      Je e sakte, mjer populli.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase