TIRANË- Me rastin e vizitës së sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë, do të ketë bllokim qarkullimi në disa akse rrugore, ndërsa në disa të tjera është ndaluar parkimi që pasditen e djeshme.
Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e nr.2 të administratës së SHBA-së. Sipas planit të masave të bëra publike nga Policia e Shtetit, ndalohet parkimi në disa rrugë përreth Kryeministrisë, si "Faik Konica", "Dervish Hima", "Ismail Qemali", "Gjergj Filipi", "Lek Dukagjini", Rruga e Elbasanit, etj.
Ndërkohë, ditën e sotme ndalimi i qarkullimit nis nga ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, në disa akse rrugore si më poshtë.
1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3-Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5-Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".
1- Rruga "Faik Konica"
2- Rruga "Dervish Hima"
3- Rruga "Ismail Qemali" (para Kryesisë së Kuvendit),
4- Rruga"Gjergj Filipi"
5- Rruga"Lek Dukagjini"
6-Rruga e Elbasanit
7-"Papa Gjon Pali II"
8- Bulevardi “Bajram Curri”,
9- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
10-"Ukraina e Lirë" (Gjykata Kushtetuese)
1-Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim!
2-Nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
Komente

