Dvorani kandidat për President? Berisha: Simbol i korrupsionit! Rama refuzon rezolutën kundër gjenocidit në Sebrenicë, Tirana zyrtare si 'Beograd i vogël'

TIRANË- Sali Berisha dhe deputetët e tij do të marrin pjesë nesër në seancën për votimin e presidentit të ri, por ai bëri të qartë që vota e tyre do të shkojë kundër çdo emri që do të propozojë Partia Socialiste. Berisha tha se do të votonte kundër gjyqtarit Ardian Dvoranit nëse do propozohej, ndonëse ai ka mbështetjen e SHBA. Ish-kryeministri sulmoi gjyqtarin Dvoranin duke thënë se simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

"Presidenti nuk zgjidhet këtu për një shtet të SHBA apo një shtet tjetër, zgjidhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsion dhe konfliktin e interes më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësi është Dvorani i partisë", tha Berisha. 

Ish-kryeministri shprehet i bindur se presidenti i ri duhet të ishte nga radhët e opozitës, pasi kështu Rama po përpiqet të marrë 100% të pushtetit, duke e krahasuar atë me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Berisha është ndalur edhe në rezolutën që Komisioni i Rithemelimit ka dërguar në kuvend për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ai tha se refuzimi i rezolutës është një akt makabër dhe tregon se Rama është vasal i presidentit rus Aleksandër Vuçiç dhe po e kthen Tiranën në një Beograd të vogël. 

“Refuzimi nga qeveria aktuale pseudomaxhoranca aktuale për të denoncuar gjenocidin serb në kosovë është një kat makabër antikombëtar. Ky vendim dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël dhe se jo interesat kombëtare të shqiptare por interesat çnjerëzore ekspansioniste të Beogradit janë preferenca dhe përparësia e qeverisë së Ramës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtete. Mohohet gjenocidi, qindra mijëra të rënë të vdekur dhe kjo vetëm për shkak të vasalitetit absolut të Ramës ndaj Vuçiç, ka ardhur koha që çdo shqiptar të mendojë mirë për interesin tij kombëtar”, tha Berisha. 

Një koment dha edhe për përplasjen e Evi Kokalarit, e cila akuzon Belind Këlliçin, për lobime e orientim të votës në zgjedhjet brenda PD. Berisha tha se nuk është dakord me lobimet, por një gjë e tillë ndodh në partitë demokratike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Përplasja Kokalari-Këlliçi për votimin në Këshillin e PD-së, Berisha: Nuk jam dakord me lobimet

 

Sali Berisha ka komentuar përplasjet Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi. Berisha thotë se nuk është dakord me lobimet e votës, por kjo gjë nuk ndalohet pasi ndodh në të gjitha partitë demokratike.

“Lobimi është problem në çdo proces zgjedhor, është një problem dhe vetëkuptohet si kryetar partie është një proces për mua shumë i papëlqyeshëm por të garantoj që kudo që unë kam parë votime në PD, kam parë edhe lobimi. Kjo është e vërteta. Nuk ka patur proces më transparent sesa zgjedhja  e kryesisë, po kaq transparent do jetë edhe zgjedhja e nënkryetarëve e sekretarit të përgjithshëm dhe sekretariateve. Lobimi nuk më pëlqen por të them që mund ta ndaloj me gjithë dëshirën që do kisha e konsideroj të pamundur”, tha Berisha.

Kujtojmë që Evi Kokalari akuzoi Belind Këlliçin për lobim dhe manipulim votash në zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ora 12:50
Dvorani president i ri? Berisha sulmon gjyqtarin: Simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit

 

Sali Berisha ka komentuar emrin e gjyqtarit Ardin Davorani, i cili është lakuar në media si kandidat për presidentin e ri. Berisha sulmoi gjykatësin duke thënë se simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

“Presidenti nuk zgjidhet këtu për një shtet të SHBA apo një shtet tjetër, zgjidhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsion dhe konfliktin e interes më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësi është Dvorani i partisë”, tha Berisha.

Ora 12:30
Rritja e çmimeve të naftës, Berisha: Bordi kontrollon tregun për llogari të qeverisë, të ndërpresë punën

 

Sali Berisha thotë se Bordi i Transparencës kontrollin çmimet e karburantit për llogari të qeverisë. Berisha tha se duhet ët ndalojë punën menjëherë, ndërsa u bëri thirrje anëtarëve të bordit që të japin dorëheqjen.

“Nuk mund të ketë borde që kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë, qytetarët paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vet. Kërkojë ndërprerje urgjente të veprimtarisë së tyre. Bëj thirrje anëtareve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë”, tha Berisha.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2022 03:28

    Kandidatura e Dvoranit do te ishte jo vetem interesante per rezymene qe ka ,por dhe si nje nga figurat me te pelqyera nga populli.Mund te propozohej dhe thjesht per t'u ngritur tensionin Metes,Berishes & Co. Por kam pershtypjen qe zoteria i nderuar eshte kocke e forte per te gjitha anet e politikes shqiptare dhe keshtu na u prezantua ne vend te tij nje /caketopper/,te cilin koha do t'a tregoje si do te jete.

    Përgjigju
  • sifi: 03/06/2022 16:37

    Kushte me i korruptuar ne Sgqiperi?I madhi Sali Berisha.Dvorani eshte simbili i drejtesise siias ligjit.Person i shpallur nga DASH si nje nga 10 personat model per drejtesine.Nuk e votn USA zoti Sali por maxhoranca me e madhe ne Shqiperi po u propozua.Ty nuk te pyt njeri ne kete vend qe bere cfar deshe per 39 vjet

    Përgjigju
  • Spin Doctori kriminel i lindur: 03/06/2022 14:26

    Ky krokodil vrases e i degjeneruar ne kulm guxon dhe te permende me gojen e tij te qelbur Adrian Dvoranin,te dekoruar nga DASH-i Amerikan si nje nder gjyqtaret me te nderuar ne bote dhe jo vetem ne Shqiperi! Kurse ky ciban i ndyre perpiqet te nxije figuren e tij te passter!I pakoregjueshem deri ne gerrje! Laj gojen kur te permendesh Dvoranin ore kukudh i ndyre,pasi ai eshte saktesisht e kunderta e figures tende te urryer. Sa per propozimin e Dvoranit per president,nuk do te kishte nder me te madh per kete popull e per kete vend qe te propozohej emri i Dvoranit per president.Do te ishte emri me i pershtatshem.Dhe pas tij e meriton te propozohej dhe "lavirja e bulevardit' Ina Rama,e cila ka vashur pantallonat si burre e shkuar burrit,kur ky bandit vriste ne mes te rruges protestuesit,ne kohen kur sot me reformen ne drejtesi dhe me SPAKUN e Krajes ne aktivitet te plote ky i fundit nuk ka as me te voglen burreri te justifikoje rrogen qe merr dhe merret me ushtare,rrreshtere e kaptere te Berishes,si padron i krimit ne kete vend! Pse? Sepse Berisha si duket ja ka shkuar lodren neper sy ose e ka kapour ligsht Meta!Rruge te mesme,ose aresye tjeter se perse hesht Spaku ndaj Berishes e Metes nuk ka,te pakten per shumicen e shqiptareve.Mund te kete spjegim vetem per 20% shin qe mmbeshtetin keta te dy bandite me rekorde kriminale!

    Përgjigju
  • SUPERDORDOLEC KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/06/2022 14:06

    O Salhe BAJGA Amerika se ka vlersuar kot DOVRANIN e ty të ka bër Non grata se Amerika i du krimet vjedhjet e spiunlliqet e tua mor plak gërdall. QË I je qelbur Shqipris si muti mbas kluge e nuk i ndahesh. Po mos haro ti dhe shoku mor like do merni atë që meriton.

    Përgjigju
  • Leka: 03/06/2022 13:01

    Dvorani mund te jete shum i poshter ! Por nuk eshte me i poshter se banditet tuaj plepista qe drejtesi i pastroj,por ka dhe shum te tjere qe akoma bojne punen tate,derisa drejtesia ti pastroje te gjith keto banditet tuaj te drejtesise o non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë