Blinken: ‘Nuk mund të them nëse armët amerikane janë përdorur në Rafah’

Blinken: ‘Nuk mund të them nëse armët amerikane janë përdorur në Rafah’

Foto: Antony Blinken

"Nuk mund të them se çfarë armësh apo si janë përdorur" në sulmin izraelit ndaj një kampi në perëndim të Rafah, në Rripin e Gazës. Por Shtetet e Bashkuara kanë qenë "shumë të qarta me Izraelin, është e domosdoshme që menjëherë të hetohet dhe të përcaktohet se çfarë ka ndodhur.

Ne presim rezultatet" e hetimit. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një konference për shtyp në Moldavi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse janë përdorur apo jo armë amerikane në bastisje.

“Nuk mund të verifikoj asgjë për këtë,” tha Blinken.

“Në Gaza, edhe sulmet e kufizuara, të synuara dhe të përqendruara mund të kenë pasoja të tmerrshme dhe të papritura”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Këshilltari i sigurisë së Izraelit: Luftimet në Gaza do të zgjasin edhe 7 muaj


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje