Blinken për ministrin e Afrikës së Jugut: Izraelit duhet t'i garantohet siguria

Blinken për ministrin e Afrikës së Jugut: Izraelit duhet t'i garantohet siguria

Antony Blinken

1704446934_bli.jpg

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një telefonatë me ministrin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut Naledi Pandor mbrëmjen e djeshme, me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të vendosur sot mbi akuzën e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen "gjenocid" në Rripin e Gazës.

Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit i cituar nga mediat ndërkombëtare thotë se gjatë bisedës së tyre telefonike Blinken dhe Pandor diskutuan "konfliktin në Gaza, duke përfshirë nevojën për të mbrojtur jetët e civilëve, sigurimin e ndihmës humanitare të vazhdueshme për civilët palestinezë dhe punën drejt një paqeje të qëndrueshme rajonale që garanton sigurinë e Izraelit dhe promovon krijimin e një shteti të pavarur palestinez”.

Blinken “ripohoi mbështetjen për të drejtën e Izraelit për të siguruar që sulmet terroriste të 7 tetorit nuk mund të ndodhin më kurrë”, shtohet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë