Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar seriozitet që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes diplomacisë, pavarësisht disa përpjekjeve ndërkombëtare.
“Deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë se presidenti Putin është serioz për negociata kuptimplota”, tha Blinken para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan. Përderisa SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet ukrainase për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë, Blinken tha se “qëllimi ynë është që të sigurohemi se ata kanë në duart e tyre aftësinë që t’i kundërvihen agresionit rus, dhe të forcojnë pozicionin e tyre në tavolinën e negociatave”.
Blinken iu përgjigj kështu pyetjeve të senatorit republikan, Rand Paul, i cili akuzoi presidentin amerikan, Joe Biden, se ka kontribuar në vendimin e Putinit për ta pushtuar Kievin, pasi sipas tij, ai ka folur për mundësinë që Ukraina të pranohet në NATO. Por, Blinken tha se në bisedimet me Rusinë, para nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ishte e qartë se shqetësimet e Putinit lidhur me bashkimin e Ukrainës në këtë aleancë perëndimore, ishin pretekst për nisjen e luftës.
“Ne tentuam që të angazhoheshim me ta në këto situata me seriozitet”, tha Blinken.
Lajmi kryesor:
Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.6%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
32.9%
Vota total: 968
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Plan veprimi për të arritur paqen! Lavrov: Nuk ka negociata për propozimin e tij
27 Korrik, 15:05
-
Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë
26 Korrik, 15:22
-
Putin zotohet për ‘hakmarrje’ ndaj atyre që tentojnë ‘të përçajnë’ Rusinë
25 Korrik, 15:28
-
NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme
24 Korrik, 17:55
-
Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League
23 Korrik, 19:05
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus
22 Korrik, 19:20
-
Sulm rus në Donetsk, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur! Rusia rrëzon 75 dronë ukrainas
22 Korrik, 09:41
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Shënjestronin vendet e NATO-s, Spanja arreston tre hakera pro-rusë të lidhur me sulme kibernetike
20 Korrik, 17:51
-
Lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet parkun e lojërave, 3 të vdekur, 5 të plagosur
19 Korrik, 21:21