Blinken: SHBA-ja s’do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore

Blinken: SHBA-ja s’do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ritheksoi më 5 qershor qëndrimin e administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, se Irani është kërcënimi kryesor i Izraelit dhe nuk do të lejohet kurrë të ketë armë bërthamore në posedim.

“Nëse Irani refuzon rrugën e diplomacisë, atëherë, siç e ka bërë vazhdimisht të qartë presidenti Biden, të gjitha opsionet janë në tryezë për t’u siguruar që Irani të mos posedojë armë bërthamore”, tha Blinken në një fjalim para grupit lotues pro-izraelit, Komitetit Amerikano – Izraelit për Çështje Publike (AIPAC).

Në mars të këtij viti, SHBA-ja dhe Evropa kishin ngritur alarm duke thënë se Irani ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore (90 për qind).

Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë kryesore të Evropës - Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3 - ishin përmbajtur në implementimin e një rezolute që dënon Iranin në takimin e bordit atë muaj, por e kishin bërë të qartë se mund të veprojnë ndryshe në një takim të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje.

Gjatë fjalimit të tij para AIPAC, Blinken gjithashtu tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit ishte në interesat e sigurisë së Uashingtonit. “Shtetet e Bashkuara kanë një interes real të sigurisë kombëtare në promovimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Ne besojmë se mundemi dhe në të vërtetë duhet ta luajmë një rol kyç në avancimin [e këtyre marrëdhënieve]”, tha Blinken.

Kjo deklaratë e Blinkenit vjen disa orë para se ai të nisej për bisedime në Riad. Gjatë qëndrimit të tij në Riad nga 6 deri më 8 qershor, Blinken do të “diskutojë bashkëpunimin strategjik SHBA-Arabi Saudite për çështjet rajonale dhe globale dhe një sërë çështjesh dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë”, tha Departamenti i Shtetit. Të enjten ai do të marrë pjesë në një takim të koalicionit të vendeve që luftojnë grupin Shteti Islamik./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja