Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hënën në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika tha se ky kjo vizitë synoi stabilizimin e marrëdhënieve mes dy fuqive. Ndrenika shprehet kjo është vizita e parë e një zyrtari amerikan në Pekin pas rreth 5 vitesh, ndërsa u ndal edhe në çështjet që kanë çuar në tensionimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë.
“Për herë të parë pas gati 5 vitesh, sekretari i shtetit Antony Blinken qëndron në Pekin. Bisedimet pasojnë një periudhë jo pak të tensionuar veçanërisht për çështjet bazë që ndajnë SHBA me Kinën. Një historik të vogël, është Tajvani pika më kyçe. Që nga rreth 25 shtatori i 2021 këto marrëdhënie u tensionuan pas një traktati të nënshkruar ndërmjet Australisë, SHBA dhe Britanisë. Thelbi i këtij traktati lidhet me pajisjen e Australisë me teknologjinë që ndihmojnë në ndërtimin e nëndetëseve bërthamore,. Kina thotë se ky traktat shkel të paktën tre traktate bërthamore, ai i mos përhapjes së armatimit bërthamor, traktati për statusin e agjencisë ndërkombëtare bërthamore, si edhe për ta mbajtur paqësorin jugor në një zonë të lirë bërthamore. Bisedimet janë përqendruar në këtë pikë dhe presidenti i Kinës Xi Jinping, ka thënë se shtetet duhet të mbështeten tek respekti reciprok. Në morinë e mospajtimeve përveç Tajvanit dhe këtij traktati, është edhe qëndrimi i kinës me ndërtimin e ishujve artificialë në detin e Kinës Jugore. Gjeografikisht kina mbulon një pjesë jo të vogël të detit të kinës jugore, mirëpo vendet e rajonit, vendet e Indokinës dhe Paqësori, përfshirë Filipinet, Malajzinë, Vietnamit e kundërshtojnë këtë autoritet të Kinës mbi këta ishuj bërthamorë, madje SHBA vazhdojnë të lundrojnë në ato ujëra pranë këtyre ishujve artificialë duke i konsideruar si zona të lira të trafikut ndërkombëtarë”, tha Ndrenika.
Lajmi kryesor: